Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Mea Culpa e Apple
 
Shperndaje
ikub#: 1712290110
Apple ka kërkuar zyrtarisht ndjese për ngadalësimin e qëllimtë te aparateve te vjetër iPhone qe sipas saj, u be për te ekonomizuar baterinë.
Në deklaratë, veç të tjerave thuhet se "As nuk kemi bërë dhe as nuk do te bëjmë ndonjë veprim qe shkurton ne mënyrë te vullnetshme jetën e produkteve tona".
Ne fakt, kundra Apple-s ka pasur 8 denoncime qe e akuzojnë atë për ngadalësim te qëllimtë te dispozitivëve te vjetër me qellim nxitjen e blerjes se prodhimeve me te fundit te saj.
Si shenjë pendimi,Apple ka vendosur qe te ule çmimin e baterive dhe përditësimin e sistemit iOS ne 2018-ën, për te mundësuar kontrollin e cilësisë dhe gjendjes se baterisë ne dispozitivët.
Ndërkohë kompania ka bërë me dije se po e mbyll vitin financiar me objektiva te tejkaluara. Kështu janë rritur te ardhurat ne 229.2 miliard dollarë dhe fitimi ne 61.3 miliard dollarë. Rezultatet e mira financiare kanë lejuar qe administratorit i kompanisë Tim Cook te çojë ne shtëpi 102 milion dollarë, ose 74% me shume se një vit me parë, kur kompania nuk arriti te përmbushë objektivat financiare te atij viti.
Ndërkohë qe ne Burse, Apple mund të jete e para kompani që do të kaloje pragun e 1.000 miliard dollarëve ne vlerë.
Por sipas analisteve, gjendja nuk paraqitet e mire për iPhone X, shitjet e te cilave ne 2018-, llogariten te jenë -40% ne krahasim me pritshmërinë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: APPLE MEA CULPA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved