Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Inteligjenca Artificiale do të mësojë fjalë duke dialoguar
 
Shperndaje
ikub#: 1801030066
Deri tani IA është perfekte ne lojëra, Go Pro, Poker, Shah etj janë fusha ku ajo ka dhënë prova te forta, por tani, synimi është te mësojë edhe te kuptoje fjale, përmes dialogut me njeriun.
Metodologjia është zhvilluar nga Kazunori Komatani i Universitetit te Osaka-s dhe është botuar ne revistën Arxiv.
Behet fjale për një metodologji te re për te dialoguar me njeriun ne mënyrë natyrale qe i lejon IA-se te përvetësojë leksikun përmes konfirmimeve te nënkuptuara. Ne këtë mënyrë IA do te mësojë se ne cilën kategori duhet te vendoset një fjale e caktuar përmes dialogëve.
Aktualisht, shume prej te ashtuquajturve chatbox, programe qe komunikojnë me fjalë dhe fraza te shkruajtura, por edhe aplikacionet e Voice Assistant, janë ne gjendje te përgjigjen me ndihmën e një kategorie argumentesh te programuara që më parë, ndërkohë qe një tjetër metode tradicionale është edhe përsëritja, me ane te se cilës mund te mësojë një kompjuter.
Mënyra e re e Kazunori Komatani funksionon mbi bazën e konfirmimeve te nënkuptuara dhe pa qene nevoja te përsëritim disa here te njëjtën pyetje.
Ne këtë mënyrë, një sistem IA do te mësojë thjesht përmes dialogut dhe kjo gjë do te vij duke u përmirësuar pas çdo bashkëbisedimi, deri sa kompjuteri te jete ne gjendje te japë përgjigje te sakta dhe koherente.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIALOG FJALE INTELIGJENCA ARTIFICIALE MESIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved