Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Spotify nuk njeh të drejtat e autorit. Paditë për të nuk kanë fund
 
Shperndaje
ikub#: 1801030112
Spotify, shërbimi streaming i muzikës, është paditur pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të kompozitorëve, këngëtarëve dhe botuesve.
Kompania kaliforniane e muzikës "Wixen Music Publishing" po kërkon dëmshpërblim prej të paktën 1.6 bilion dollarë për më shumë se 10.000 këngë të saj.
 
Kjo kompani përfaqëson artistë të shumtë që përfshijnë Janis Joplin, The Black Keys dhe Tom Petty.
 
Në vitet e fundit, Spotify ka arritur marrëveshje të mëdha rekord që kanë qenë një burim i mirë i të ardhurave për kompaninë, por që nuk ka arritur të adresojë siç duhet të drejtat e autorit.
 
"Spotify ka ndërtuar një biznes miliard dollarësh në shpinë të kompozitorëve dhe botuesve, muzika e të cilëve po përdoret nga ajo. Në shumë raste Spotify nuk ka paguar licencat e nevojshme". - ka thënë në padinë e saj Wixen Music Publishing.
 
Shumë firma të tjera në fushën e muzikës kanë paraqitur gjithashtu padi lidhur me mosrespektimin e të drejtave të autorit nga Spotify.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MUZIKA PADIA SPOTIFY

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved