Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Meteoritët mesazherë të jetës. Zbulohet uji më antik i Sistemit Diellor
 
Shperndaje
ikub#: 1801120187
Uji i gjetur ne to, mund te ndihmoje shkencëtarët qe te kuptojnë më mirë se si ka lindur Sistemi ynë Diellor. Ai daton 4.5 miliard vite më parë dhe është zbuluar ne dy meteoritë qe kanë rënë ne Tokë ne vitin 1998, që të dy të pasur gjithashtu edhe me lëndë organike.
Zbulimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh britanikë te Open University nen drejtimin e Queenie Chan dhe është botuar ne revistën Science Advances.
Deri tani, ne meteoritët ishte zbuluar vetëm gjurmë uji, ose ndryshe, përbërës derivate nga reaksione te tij me mineralet ne to. Ndërsa tani, studime me rrezet X i dy meteoritëve te rënë ne Texas dhe Marok, përkatësisht Monahans dhe Zag, realizuar pranë Lawrence Berkeley Lab ne SHBA, zbuluan pikëza shumë te vogla uji, kristale te kripës qe mendohet se janë krijuar 4.5 miliard vite me pare, si dhe përbërje organike komplekse, si hidrokarbure dhe aminoacide, që njihen si tullat e proteinave.
Zbulimi i mësipërm konfirmon edhe një herë se meteoritët janë mesazherët e jetës, por edhe dëshmitarë te formimit të Sistemit Diellor.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: JETA MESAZHERE METEORITE SISTEMI DIELLOR UJI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved