Horoskopi vjetor, Virgjeresha - 2019
 
Shperndaje
ikub#: 1812270062

Ky vit do jetë kryesisht pozitiv që do ngjasojë me atë që kaluat, por me më shumë mundësi, më serioz dhe më konkret. Nuk do mërziteni aspak edhe pse do ju duhet të kaloni disa sfida. Tregohuni më të hapur, bëni llogari, ndiqni intuitën dhe do ja dilni. Në mars gjërat do qartësohen më shumë, në maj do nënshkruani kontrata dhe shtatori do jetë i gëzuar. Çiftet do merren vesh mirë dhe do kalojnë edhe momente të këndshme. Lidhjet do konsolidohen dhe mund të fillojnë të vihen në zbatim projektet e shumë menduara.

Për beqarët gjithashtu do jetë vit me fat. Pse do keni takime të reja ose do forconi ato që keni realizuar së fundmi. Me financat mirë është të tregoheni më të matur dhe më të zgjuar. Vetëm kështu situata do jetë më e normalizuar. Rezistenca fizike dhe morale do jete e mirë thuajse çdo muaj. Në punë do jetë viti i marrjes së iniciativave të mëdha. Përfitoni nga mundësitë që do iu jepen dhe çdo projekt do ju konkretizohet. 


Shfleto artikuj te tjere per: HOROSKOPI VJETOR  VIRGJERESHA 
Postuar: 27 Dhj
 









 
 
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 



Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved