Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 modelet e këpucëve ikonë të femrave
 
Shperndaje
ikub#: 1802050024
5 modelet e këpucëve ikonë të femrave Ja cilat janë 5 këpucët ikone te femrave.
Kemi folur shpesh për këpucët qe i nevojiten çdo femra, modelet me ne trend etj ndërsa ne këtë artikull do te flasim për 5 modele këpucësh te cilat janë kthyer ne ikone duke i quajtur dhe me emrin e modelit te tyre. Ja cilat janë 5 këpucët ikone te femrave.
 
1. Këpucët sling back Dior
I kane te gjitha fashion blogger-et. I veshin zakonisht me jeans, me fustan mbrëmje, me fund te ngushte, me pantallona ne versionin street style etj me pak fjale shihen kudo duke u bere kështu pjese e mitit.
 
2. Këpucët balerina Roger Vivier
Nder te preferuarat e shume femrave te njohura janë një nder modelet me klasike te këtyre këpucëve. Mund te vishen me jeans apo pantallona etj dhe te japin menjëherë një pamje shume parisiene.
 
3. Këpucët Rockstuds te Valentino
Këto janë nder ato këpucë te cilët paraqesin një koleksion te tere modelesh duke filluar nga balerinat, tek këpucët dekolte te larta ne ngjyra te ndryshme. Është e pamundur te mos gjeni një pale te tilla te cilat mos t;ju pëlqejnë. Edhe këto këpucë janë ne top edhe ne versionet street style.
 
4. Këpucët Topolino te Marc Jacobs
Përveç faktit se Marc Jacobs është një nder stilistet me te mire edhe këto këpuce bëjnë pjese ne modelet e këpucëve must have. Te thjeshta, te bukura, shume elegante sigurisht janë me te veçanta nëse i preferoni ne ngjyre te zeze sepse kane një pamje me elegante dhe mund ti përdorni ne çdo rast.
 
5. Këpucët espadilllas Castañer
Janë këpucët me te preferuara ne pranverë/verë dhe janë vërtet një klasik për sa i përket këpucëve te femrave. Ky është modeli me i preferuar i tyre sepse janë te thjeshta dhe shume komode. 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FEMRA KEPUCE MODELE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved