Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 sekrete mbi parfumin Chanel N.5
 
Shperndaje
ikub#: 1802060106
Është nder parfumet me te famshëm ne bote, Chanel N.5. Aroma origjinale është ideuar nga Coco Chanel është kthyer dhe ka mbetur një simbol i padiskutueshëm i luksit dhe bukurisë për me shume se 96 vite.
Është nder parfumet me te famshëm ne bote, Chanel N.5. Aroma origjinale është ideuar nga Coco Chanel është kthyer dhe ka mbetur një simbol i padiskutueshëm i luksit dhe bukurisë për me shume se 96 vite. Por nëse deri me sot keni menduar se pas këtij parfumi kane qene lulet ato qe ju kane bere te dashuroheni por ka dhe me shume.
 
1. Frymëzohej nga një femër
Pas një takimi me miqtë ne Monte Karlo, Coco vendosi te krijonte parfumin e saj te pare për firmën Chanel me ndihmën e parfumieret te famshëm Ernest Beaux. Coco Chanel dëshironte një parfum qe te pasqyronte personalitetin e saj, i forte, i vendosur, modern dhe sensual por jo banal. Rezultati ishte një miks aromash lulesh qe deri ne atë kohe nuk ishte prezantuar kurrë ne treg një parfum i tille.
 
2. Perse numri 5?
Thuhet se  Gabrielle Coco Chanel mori si përfundimtar kampionin numër 5 qe parfumieri i kishte prezantuar si eksperiment. Kështu ju vu dhe emri N.5 parfumit qe sot ka thyer te gjitha rekordet ne bote. Çdo femër ne çdo vend te botes e ka blere te paktën një here ne jete,
 
3. Pasuria e përbërëseve natyral
Shija e  Gabrielle Coco Chanel për gjerat e bukura nuk ishte aspak sekret dhe kjo dallohej edhe nga zgjedhja e përbërësve qe stilistja kishte zgjedhur për parfumin e famshëm. Chanel përdori një tonelate lulesh për te prodhuar gjysme litër parfum. Ne këtë parfum bëjnë pjese lule si ylang-ylang i cili mund te gjendet vetëm ne Madagaskar apo Mayottr lule e cila rritet vetëm ne maj, jasemin etj.
 
4. Apeli i saj universal
Ishte pikërisht Marilyn Monroe e cila tha se shkonte për te fjetur me vetëm dy pika parfum Chanel N5 dhe ky ishte publiciteti me i famshëm i te gjitha kohërave. Kështu popullariteti i këtij parfumi u be universal. 
 
5. Spoti publicitar me i shtrenjte ne bote
Ne vitin 1969 fotografi i modës Richard Avedon beri një film me metrazh te shkurtër për Chanel N.5 duke u kthyer kështu ne spotin komercial me te suksesshëm se kurrë. Kjo video ka hyre ne histori si një spot publicitar me i kushtueshmi i te gjitha kohërave qe sigurisht bëhesh fjale për ato kohe.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CHANEL PARFUM SEKRET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved