Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të bëni vetë një pastrues të thellë për lëkurën
 
Shperndaje
ikub#: 1802060086
Si të bëni vetë një pastrues të thellë për lëkurën Pastrimi është hapi më i rëndësishëm në çdo rutinë të kujdesit të lëkurës, pasi ndihmon në mbajtjen e lëkurës së butë, të pastër dhe të re duke parandaluar akumulimin e pluhurit dhe toksinave.
Ka një shumëllojshmëri të larës dhe pastrues të fytyrës në treg, por shumica e  tyre janë të ngarkuar me kimikate që nuk janë të mira për lëkurën delikate. ja disa pastrues të saj që mund të krijoni me produkte natyrale dhe pa efekte anësorë mbi shëndetin e lëkurës tuaj.
1-Kos dhe vaj i kokosit për pastrimin e poreve.
 
Miksoni 1/2 lugë vaj kokosi dhe 2 lugë kos dhe më pas përhapeni butësisht mbi lëkurë të lagur. Mbajeni për 1 minutë dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të ngrohtë. Këtë pastrues përdoreni 1 herë në javë dhe poret tuaja do të jenë të pastra.
2-Vaj ulliri dhe vaj esencial lavender për të larguar pikat e zeza.
 
Ky pastrues është shumë efektiv për trajtimin e pikave të zeza dhe ju ofron një lëkurë të përsosur. Miksoni 1/2 lugë çaji vaj ulliri dhe 2 pika vaj lavender dhe aplikojeni në lëkurë të lagur. Më pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë. Përdoreni 1 herë në javë dhe do të shihni rezultate të mira.
3-Vaj bajame dhe çaj kamomili për lëkurë të butë.
 
Ky kombinim jo vetëm që pastron lëkurën tuaj, por edhe e bën atë të butë. Përzieni 1/2 lugë çaj kamomili dhe 1/2 lugë vaj bajame dhe aplikojeni në lëkurë të pastër. Më pas fshijeni atë butësisht me një pecetë.
4-Lëng limoni dhe lëng domate për lëkurë rinore.
 
Ky pastrues do të bëjë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët nëse aplikohet në mënyrë të rregullt. Miksoni 1/2 lugë lëng limoni dhe 1 lugë lëng domate dhe aplikojeni në lëkurë për 1 minutë. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë pastrues një herë në javë për të marrë një lëkurë rinore.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: LEKURA MASKA NATYRALE PASTRIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved