Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 veshje për Shën Valentin, që do ju bëjnë të dashuroheni me veten tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1802070092
5 veshje për Shën Valentin, që do ju bëjnë të dashuroheni me veten tuaj Veshjet në ditën e Shën Valentinit nuk duhet të jenë të ndërlikuara, por duhet të tregojnë një lloj elegance dhe mundimi më të madh se ditët e tjera të zakonshme.
Në këtë ditë të shënuar është e rëndësishme që ju të ndriçoni bukurinë tuaj të brendshme dhe të jashtme. Nëse jeni në kërkim të një veshje elegante, modeste, romantike, femërore dhe komode atëherë duhet të punoni me ngjyrat e veshjes, detajet dhe sigurisht të mbani veshje që ngrenë humorin tuaj.
 
Ja disa kombinime të bukura që do ju bëjnë të dashuroheni me veten tuaj.
1-Një fustan i kuq
 
Kjo do të jetë një nga zgjedhjet më të zakonshme për Shën Valentin, por për të bërë diferencën zgjidhni një model poshtë gjurit, me detaje frudash dhe tyli të lirshëm në mënyrë që të krijoni një pamje flirtuese, romantike e femërore. Gjithashtu gjeni nuancën e duhur të së kuqes që do të ndriçojë lëkurën tuaj dhe do ju bëjë të dukeni më tërheqëse.
2-Kostumi rozë
 
Kjo ngjyrë e ëmbël dhe romantike do ju bëjë të dukeni me të thjeshta dhe njëkohësisht më femërore. Mund ta mbani me atlete të bardha ose këpucë me takë sipas stilit tuaj. Sigurisht që poshtë tij mund të vishni edhe një T-shirt, jo domosdoshmërish këmishë.
3-Pulovër e bukur + xhinse
 
Kjo është një veshje e thjeshtë dhe praktike, por në momentin që vishni një pulovër me detaje moderne e romantike do ju bëjë të dukeni super stil. Sigurohuni që xhinset të jenë me bel lartë. Këtë veshje mund ta mbani me atlete shumë bukur ose me këpucë me takë nëse keni planifikuar një mbrëmje jashtë.
4-Fustan i shkurtër me mëngë të gjata
 
Zgjidhni një fustan që të nxjerr në pak këmbët tuaja dhe të jetë me motive moderne sipas kohës. Për të balancuar gjatësinë e fustanit zgjidheni me mëngë të gjata. Kombinojeni fustanin me çizme të shkurtra të zeza dhe do të dukeni shumë bukur.
5-Fustani i zi
 
Gjithmonë klasik, elegant dhe i përshtatshëm kudo. Zgjidhni një fustan me prite apo detaje moderne dhe luksoze që do ju bëjnë të shkëlqeni. Mbajeni me këpucë të kuqe të ndritshme për të thyer bukur ngjyrën e zezë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: IDE SHEN VALENTINI VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved