Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
7 bluza të ndryshme për të kombinuar bukur jeans-et
 
Shperndaje
ikub#: 1802070066
7 bluza të ndryshme për të kombinuar bukur jeans-et Nuk jeni shume te sigurta se çfarë te vishni ne mbrëmje?
Nuk jeni shume te sigurta se çfarë te vishni ne mbrëmje? E thjeshte! Vishni jeans-et tuaja ju duhet vetëm ti kombinoni ne mënyrën e duhur për te krijuar një veshje te bukur.
 
1. Me kanatjere te bardhe
Për te dal ne mbrëmje një kanatjere e bardhe me dekolte te thelle do te jete një zgjedhje e mire për ti kombinuar me jeans-et tuaja. Mbajeni te futur brenda pantallonave ne mënyrë qe te jepni përshtypjen se jeni me te gjata. Për me tepër mund te shtoni aksesor te holle si për shembull varëse te gjata dhe minimaliste ne ngjyre te arte apo te argjend. Përfundoni look-un duke veshur një pale këpucë dekolte me taka te larta.
 
2. Me një bluze me temina
Gjithmonë kemi thënë se bluzat me temina janë perfekte ne mbrëmje. Një mënyrë e lehte për ta veshur atë është ta kombinoni me jeans ne ngjyre blu te erret apo te zeza. Mos harroni nëse do te vishni një bluze atëherë duhet te evitoni aksesoret e tjerë sepse ne ketë mënyrë do te rendoni look-un tuaj.
 
3. Me një bluze transparente
Një veshje qe adhurojnë shume femra një bluze e zeze dhe transparente për ta kombinuar me pantallonat tuaja jeans. Përfundoni look-un duke veshur një pale çizme me taka ne ngjyre te zeze.
 
4. Bluze e zeze dhe jeans te zeza apo blu
Një veshje ne ngjyre te zeze është shume e përshtatshme për një mbrëmje jashtë. Kështu ju duhet vetëm te gjeni aksesoret e duhur dhe kështu mund te keni nje pamje shume shik. Mund te preferoni te mbani një kapele, një varëse te gjate apo diçka tjetër për te bere diferencën.
 
5. Një pamje rebele me xhakete lëkure
Xhaketa e zeze e lëkurës është një veshje must have e padiskutueshme dhe duket mjaft bukur nëse e kombinoni me një pale jeans dhe një këmishë te bardhe. 
 
6. Një këmishë me vija për një dark elegante
Nëse keni ne plan te shkoni ne një vend me formal atëherë preferoni te vishni një këmishë me vija duke e kombinuar me jeans-et tuaja. Kështu do te keni formuar një look te thjeshte por elegant, klasik dhe shik. Ne te vërtet kjo është një veshje dite por edhe për ne mbrëmje.
 
7. Një bluze me shpatulla te zbuluara
Kombinoni një bluze me shpatulla te zbuluara me jeans-et tuaja mbi te gjitha nëse behet fjale për një mbrëmje e ngrohte.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BLUZA JEANS KOMBINIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved