Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja cilët janë emrat dhe vlerat e gurëve më të çmuar
 
Shperndaje
ikub#: 1802070030
Ja cilët janë emrat dhe vlerat e gurëve më të çmuar Nëse flasim për gurë me se shumti e kemi fjalën për gurë te çmuar te cilët përdoren ne fushën e argjendarisë.
Nëse flasim për gurë me se shumti e kemi fjalën për gurë te çmuar te cilët përdoren ne fushën e argjendarisë. Ekzistojnë një variete e gjere gurësh te cilët klasifikohen sipas një metode shume te vjetër qe përkon me Greqinë antike. Kjo metode ndan gurët ne te çmuar dhe gjysme te çmuar. Ne kategorinë e pare bëjnë pjese gurët si: diamant, rubin, safir dhe smerald ndërsa ne kategorinë e dyte bëjnë pjese te gjithë ato gurë te cilët dallohen për nga rezistenca e tyre. Qe ne antikitet gurët e çmuar kane pasur një kuptim simbolik i cili shkon përtej vlerës se tyre ekonomike.
 
1. Diamanti
Është nder gurët me te bukur te çmuar dhe i cili ka me shume vlere. Emri i tij do te thotë force e pathyeshme dhe qe ne antikitet ishte i lidhur me perëndetite. Diamanti është një gurë shume i dëshiruar me një ngjyre transparente, shume rezistent dhe përfaqëson diçka perfekte. Diamanti është i lidhur me fuqi terapeutike dhe ne fakt janë te shumta legjendat qe e lidhin ngushte këtë gurë me njerëzit. Ne ditët e sotme diamanti përfaqëson një lidhje te përjetshme.
 
2. Rubini
Është një gurë i çmuar me ngjyre te kuqe dhe identifikohet si guri i diellit qe te fal energji dhe force. Rubini konsiderohet edhe si embleme e lumturisë dhe një talezman i fuqishëm për mbrojtje. Edhe pse zakonisht ai ka një ngjyre te kuqe shpesh here rubinet mund te variojne nga e kuqja me e erret deri tek një ngjyre roze. Pas diamantit është konsideruar si guri me i forte dhe i vlerësuar.
 
3. Smeraldi
Emrin e ka marre dhe nga ngjyra e tij jeshile qe ne kohet e Egjiptit te lashte ishte si një simbol i urtësisë dhe diturisë ne gjendje për te treguar edhe te ardhmen. Besëtytnitë lidhur me këtë gurë janë te shumta. Ngjyra e tij jeshile vjen si pasoje e prezencës se kromit. Një ekzemplare i mire smeraldi jo vetëm qe duhet te ketë një ngjyre te bukur jeshile por duhet te ketë edhe një gradacion te larte te transparencës.
 
4. Safiri
Ngjyra e tij blu e bën shume te dallueshëm dhe te shumte janë ato qe e lidhin këtë gurë me shëndetin, lumturinë dhe paqen. Janë te shumte ata qe mendojnë se ky gurë ka origjine greke por ne disa raste flitet për një origjine hebraike. Safiri është nder te paket gurë qe lidhet me fenë qofte për kristianizmin ashtu dhe me budizmin sepse është simbol i pastërtisë dhe besnikërisë dhe mbase për këtë ky gurë është shume i zgjedhur për unazat e fejesës.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CMUAR EMRA GURE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved