Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë duhet të keni parasysh kur blini produkte kozmetike
 
Shperndaje
ikub#: 1802070073
Çfarë duhet të keni parasysh kur blini produkte kozmetike Me produktet që reklamohen në mënyrë të fuqishme ditët e sotme, ne rrallë kontrollojmë për përbërësit ose reagimet alergjike që lidhen me të.
Maksimumi i kontrollit të produkteve të kujdesit për veten apo atyre kozmetike janë cilësia dhe ngjyra e tyre, por ka shumë gjëra që duhet të keni parasysh përpara se të blini produkte bukurie. 
 
1-Vula: Kjo përfshin mbylljen, paketimin, certifikimin e saj dermatologjikisht sipas kushteve ndërkombëtare etj. Nëse ato kanë një vulë të prishur ka shumë mundësi që produkti të jetë i manipuluar.
 
2-Lloji i lëkurës: Produktet duhet të blihen sipas llojit të lëkurës, në të kundërt do të bëni më shumë dëm se sa mirë. Përcaktoni llojin tuaj të lëkurës dhe më pas gjeni produktin që bën për ju.
 
3-Përbërësit: Mundohuni të dini gjithmonë se çfarë përmban produkti juaj. Sa më pak përbërës kimik të ketë aq më i mirë është. Kjo është shumë e rëndësishme për të shmangur reaksionet e ndryshme alergjike në lëkurë.
 
4-Data e skandecës: Blerja e një produkti të skaduar apo të hapur paraprakisht mund të çojë në shqetësime të ndryshme me lëkurën tuaj.
 
5-Testoni: Shumë dyqane kozmetike kanë produkte tester në mënyrë që ti përdorni paraprakisht përpara se ti blini. Përmes tyre ju kuptoni nëse ai mund të shkaktojë reaksione alergjike apo bën për ju.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BLERJA KESHILLA PERBERESIT PRODUKTE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved