Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 modelet e pantallonave që do i shihni kudo
 
Shperndaje
ikub#: 1802080086
5 modelet e pantallonave që do i shihni kudo Këtë vit, të gjithë do të kenë në fokus këto 5 tendenca të pantallonave.
1-Pantallonat e gjera me vija anash.
 
Këto pantallona që janë një tendencë më fine dhe moderne e tutave sportive do të vijnë në variantet e tyre të gjera, materiale të lirshme dhe mund ti mbani kudo në përditshmërinë tuaj. Këto pantallona me detaje sportive janë komode dhe elegante.
2-Xhinse të errëta me bel të lartë.
 
Këto xhinse mund të jenë të ngushta ose jo, ekstravagante tek këmbët , me detaje të grisura ose jo. E rëndësishme është që të jenë në ngjyrë të errët. Këto xhinse do të jenë tejet praktike pasi mund ti vishni me çdo ngjyrë pranverore.
3-Pantallonat që lidhen në bel si qese.
 
Këto pantallona me bel të lartë dhe me rrudha që lidhen në mes janë elegante, moderne dhe komode. Ato mund të vijnë në versione të gjera ose jo, në të gjitha rastet do të krijojë një stil zbavitës dhe shik.
4-Pantallonat me kuadrate.
 
Printet me kuadrate ishin mbizotëruese në 2017 dhe duket se do të vijojë edhe këtë vit.
 
Këto pantallona me kuadrate me ngjyra të ndryshme duken si një uniform shkollore por me një pamje shik. Mund ti vishni me golfe apo pulovra, këmisha të ngecura brenda tyre. Gjithashtu mbahen shumë bukur që nga atletet, shapkat e mbyllura, këpucët me takë etj.
5-Pantallonat e ngarkuara me xhepa apo tegela.
 
Këto pantallona do të jenë modeli i ri boyfriend xhins, por të ngarkuara me xhepa të shumta dhe tegela.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KOMBINIMI MODELE PANTALLONA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved