Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Kujt i duken bukur buzëkuqet fluor
 
Shperndaje
ikub#: 1802080129
Kujt i duken bukur buzëkuqet fluor E verdhe, vjollce, portokalli, ciklamine, roze janë këto disa nga ngjyrat e buzëkuqeve fluor te cilat mund te preferoni te mbani për te pasur buze te bukura ne çdo rast dhe me çdo veshje.
E verdhe, vjollce, portokalli, ciklamine, roze janë këto disa nga ngjyrat e buzëkuqeve fluor te cilat mund te preferoni te mbani për te pasur buze te bukura ne çdo rast dhe me çdo veshje. Kujt i shkojnë me shume këto buzëkuqe? Ne vija te përgjithshme ngjyrat fluor nxjerrin ne pah ngjyrën e nxire dhe ato qe kane lëkurë ne ngjyre te erret por ne baze te zgjedhjes se tonalitetit edhe ato femra me një ngjyre lëkurë me te zbehte mund te provojnë këto ngjyra vitaminike.
Kështu femrat me një ngjyre lëkurë te çelur mund te provojnë te luajnë me ngjyrën portokalli, te kuqe por edhe me rozën e ndezur. Femrat te cilat kane një ngjyre lëkurë me te erret mund te preferojnë tonalitetet e ngjyrës vjollce te çelura apo te errëta qofshin. 
 
Por duhet te bëni shume kujdes me pjesën tjetër te grimit ne mënyrë qe te evitoni teprimet. Nëse do te synoni për një tonalitet fluor duhet te keni parasysh se pjesa tjetër e grimit duhet te jete ujë dhe sapun mbi te gjitha nëse behet fjale për një grim dite. Për një make up ne mbrëmje mund te guxoni duke aplikuar një vije peneli dhe një buzëkuq ne ngjyre fluor, nëse dëshironi mund te kombinoni ngjyrën e buzëkuqit me atë te manikyrit por me kushtin qe te jene ne te njëjtën nuance.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA BUZEKUQ FLUO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved