Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të trajtoni flokët e thatë në mënyrën e duhur
 
Shperndaje
ikub#: 1802080029
Si të trajtoni flokët e thatë në mënyrën e duhur Nëse flokët tuaj këputen lehtësisht, janë të ashpër që duket si kashtë dhe kurrë nuk shkëlqen, atëherë jeni duke u përballur me flokun e thatë.
Thatësia e flokut mund të shkaktohet nga disa faktorë. Një ndër këto faktorë është prodhimi i vogël i sebumit, që është yndyra natyrale që prodhon floku për mbrojtjen e tij. Gjithashtu faktori gjenetik, mënyra e të ushqyerit si dhe shampo dhe balsami që përdorni për hidratimin e tij kanë një rëndësi po aq të madhe tek floku i thatë. Ja disa mënyra natyrale si ta trajtoni atë në shtëpi. Sigurohuni që këto maska ti bëni të paktën 1 herë në javë dhe do të shihni një rezultat të mirë brenda muajit.
 
1-Trajtimi me vajra natyral
 
Për këtë maskë ju nevojitet një vaj natyral (ullinj, jojoba, kokosit, farë rrushi ose vaj bajame). Me vajin filloni masazhoni nga rrënja e flokut deri në të gjithë gjatësinë e tij. Lëreni të pushojë për 30-45 minuta duke i mbështjellë me një kapuç dushi. Më pas lahuni si zakonisht.
 
2-Vezë dhe mjaltë
 
Përzieni 1 ose 2 të verdha vezësh në varësi të gjatësisë së flokut dhe një lugë mjaltë. nëse dëshironi mund ti shtoni edhe një vaj natyral. Më pas maskën përhapeni në të gjithë flokun për 20-30 minuta.
 
3-Avokado dhe banane
 
Ju duhen 1 avokado pjekur, 1 banane të pjekur, 2-3 lugë vaj ulliri. Formoni një pastë homogjene me to dhe më pas aplikojeni në flokë dhe mbulojini me kapuç dushi për 20 minuta.
 
4-Maskë me majonezë
 
Aplikoni majonezë në të gjithë kokën nga rrënja deri në gjatësinë e flokut dhe mbajeni për 30 minuta. Për një përthithje më të mirë të saj, mbulojeni kokën me një peshqir të ngrohtë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE KUJDESI MASKA THATE TRAJTIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved