Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
7 arsye pse ju duhet vaji i ricinit në regjimin tuaj të bukurisë
 
Shperndaje
ikub#: 1802090041
7 arsye pse ju duhet vaji i ricinit në regjimin tuaj të bukurisë Vitet e fundit vajrat esencial bimore kanë njohur një zhvillim të madh në fushën e kujdesit për veten falë përfitimeve të tyre në bukuri dhe mungesës së efeteve anësore.
Vaj kastorit ose Ricinit është një vaj natyral që ka përfitime të mëdha në flokë dhe lëkurë. Ai është i pasur me acide yndyrore që hidratojnë dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe flokut. Ja disa nga përfitimet e tij në regjimin e bukurisë.
 
1-Nxit rritjen e flokut
 
Ky vaj nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës duke ndihmuar në rritjen dhe daljen e flokëve të rinj. Gjithashtu vaji i ricinit është shumë i mirë në shkëlqimin dhe krijimin e flokëve të mëndafshtë. Mbajeni për të paktën për 1 orë në flokë në mënyrë që floku të bëjë përthithjen e tij.
 
2-Lufton zbokthin
 
Aftësia e tij e lartë hidratuese ndihmon në ushqimin e flokëve dhe lëkurës duke larguar zbokthin dhe shmangur krijimin e  tij në të ardhmen. Vaji i kastorit është i njohur për vetitë e tij antifungale, antibakteriale dhe antivirale që do të ndihmojnë në pastrimin e kokës nga zbokthi.
 
3-Trash qimen e flokut
 
Vaji i ricinit përmban acide yndyrore omega-6, të cilat ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve dhe acide yndyrore omega-9, të cilat ndihmojnë në kontrollin e humbjes së ujit në flokë dhe të bëjnë flokët më elastik. me përdorimin e rregullt të tij ju do të merrni flokë më të trashë dhe të dendur.
 
4-Ndihmonë në trashjen e vetullave
 
Ashtu si nxit trashjen dhe daljen e flokëve të rinj, të njëjtin efekt ka edhe tek vetullat. Lyejini ato çdo natë përmes një furçe dhe do të shihni se vetullat do të mbushen dhe trashen shpejtë.
 
5-Parandalon dhe redukton shenjat e strijave të lëkurës
 
Çarjet apo strijat e lëkurës mund të reduktohen me përdorimin e rregullt të vajit të ricinit. Gjithashtu ky vaj nxit prodhimin e qelizave të reja si dhe ka veti anti-inflamatore në lëkurë. Aplikojeni atë direk në lëkurë ose bashkojeni me kremin tuaj hidratues.
 
6-Shëron buzët e çara dhe këmbët e plasaritura
 
Nëse buzët tuaj tentojnë të çahen gjatë stinës së ftohtë atëherë lyejini to me vaj ricini. E njëjta gjë vlen edhe për këmbët e plasaritura. Lyejini me vaj ricini dhe vishni çorape për të gjithë natën. Të nesërmen do të keni këmbë të buta si të bebeve.
 
7-Për duart dhe kutikulat e thata
 
Vaji i kastorit përmban vitaminë E, e cila ndihmon në një lëkurë të butë dhe elastike. Aplikoni disa pika vaj kastori në kremin e duarve dhe do të shini ndryshimin e menjëhershëm.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE LEKURE PERFITIMET RICINI VAJ KASTORI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved