Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Këto janë ngjyrat ideale për të realizuar një grim të bukur
 
Shperndaje
ikub#: 1802090104
Këto janë ngjyrat ideale për të realizuar një grim të bukur Ne make up ka shume ngjyra, nuanca dhe sfumatura duke ne e bere ne me te vështirë për te vendosur se cilën te preferojmë apo te vendosim. Por ja cilat janë ngjyrat ideale për te realizuar një grim te bukur.
Ne make up ka shume  ngjyra, nuanca dhe sfumatura duke ne e bere ne me te vështirë për te vendosur se cilën te preferojmë apo te vendosim. Por ja cilat janë ngjyrat ideale për te realizuar një grim te bukur.
 
1. Ngjyra kafe
Nuk ka dyshime, ngjyra kafe dhe te gjithë reflekset e saj janë ideale për te gjitha ngjyrat e syve. Është një ngjyre shume e bukur dhe fal një pamje natyrale për ta aplikuar çdo dite. Një nuance kafeje do ti jap me shume thellësi shikimit dhe do ti bej sytë te duken me te mëdhenj. Për shembull nëse dëshironi një pamje me diskrete këshillohet te përdorni një nuance kafeje me një apo dy tonalitete me te erret se ngjyra e lëkurës tuaj. Ideja është te luani me tonet dhe me te njëjtën game ngjyrash për te krijuar një grim ashtu siç duhet.
 
2. Ngjyra e arte
Ngjyra e arte dhe te gjitha tonalitetet e saj janë me te përshtatshme për ti përdorur për raste festash. Gjeja me e mire për te aplikuar këtë ton sysh nuk ka aspak rëndësi ngjyra e lëkurës sepse është një ngjyre qe u shkon te gjithave. Ne te vërtet ka shume mënyra për te përdorur një ton sysh ne ngjyre te arte për grimin tuaj te syve. Provoni një hije metalike,  te shkëlqyeshme apo te mbushur me xixa dhe aplikojeni ne qepallën e sipërme me pas sfumojeni me një ngjyre kafe, te zeze apo vishnje dhe do te shihni rezultat. Ndërsa për buzët është me mire nëse preferoni një buzëkuq te kuq.
 
3. Ngjyre pjeshke
Grimi ne ngjyre pjeshke është ideal për te krijuar një make up shume romantik, natyral dhe femëror. Zakonisht preferohet ne tonalitetet pastel si për shembull ne ngjyrën roze, blu, lejla apo mente. Por për te shoqëruar një grim te tille mos harroni qe ne mollëza duhet te aplikoni një fard ne ngjyre roze pjeshke për te theksuar me shume efektin ndërsa buzët preferojini ne ngjyre roze te zbehte apo roze koral me pak theks portokalli.
 
4. Ngjyra lejla
Lejlaja është një tjetër ngjyre e bukur dhe natyrale mbi te gjitha nëse është pastel. Nuk është aspak e rëndësishme se çfarë ngjyre kane sytë apo lëkura juaj ngjyra lejla është një ngjyre shume delikate, e ëmbël dhe e sofistikuar.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GRIMI NGJYRA REALIZIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved