Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të krijoni një veshje të thjeshtë për Shën Valentin
 
Shperndaje
ikub#: 1802090026
 Si të krijoni një veshje të thjeshtë për Shën Valentin Veshje të thjeshta dhe të ëmbla në përditshmërinë tuaj në Shën Valentin.
Sido që ta shpenzoni ditën e Shën Valentinit, me partnerin apo miqtë tuaj, kërkon një veshje pak më të kujdesshme dhe të ëmbël.
 
Ja disa ide veshjesh të thjeshta, elegante dhe komode për këtë ditë të shënuar të dashurisë. Ju mund ti mbani këto veshje gjatë paradites në shkollë, aktivitete, takime me miqtë apo edhe në disa ambiente pune. 
1-Flirtuese nën printet florale. Kush tha se gjithçka në ditën e Shën Valentinit duhet të jetë e kuqe? Provoni xhinse me lule të qëndisura për një ndjenjë të re romantike, një pulovër sportive dhe një palë atlete të bardha. Do të dukeni shumë shik dhe romantike.
2-E ëmbël nën ngjyrat e rozës. Krijoni një veshje monokromatike në ngjyrë rozë. Një pulovër e thurur dhe një fund duken shumë bukur bashkë. Veshjen mund ta plotësoni me atletet për përditshmërinë tuaj ose me çizme të shkurtra për orët pas pune.
3-Krijoni një veshje të thjeshtë me xhinse të ngushta dhe një pulovër të thurur me detaje romantike. Zgjidhni aksesorë romantikë si një varëse e gjatë me detaje zemrash dhe një çantë dore moderne.
4-Krijoni një veshje komode dhe elegante me një fund të zi dhe një pulovër të kuqe si dhe plotësojeni stilin tuaj me një çantë shpine me detaje romantike.
5-Mbani printe zemrash në veshjet tuaj. Zemrat dhe ngjyra e kuqe janë simbol i ditës së dashuruarve. Mirëpo nëse nuk ju pëlqen e kuqja zgjidhni nuancat e errëta me printe zemrash dhe sërish do të merrni një efekt të bukur.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: IDE SHEN VALENTINI VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved