8 mitet e flokëve që duhet ti harroni
 
Shperndaje
ikub#: 1802210087
8 mitet e flokëve që duhet ti harroni Keni dëgjuar shumë këshilla dhe nuk po kuptoni më se cilat janë të vërteta dhe cilat jo lidhur me shëndetin e flokëve. Megjithatë ka disa zakone të përditshme që mund të dëmtojnë flokun tuaj dhe disa të tjera mjaft efektive. Ja disa mite të gabuara që duhet ti harroni.
MIT: Flokët janë më të shëndetshëm kur thahen natyralisht se sa më tharëse.
 
Kur flokët lihen të tahen në ajër natyral në fakt dëmtohet brendësia e fijes se flokut. Prandaj lërini flokët të thahen pak në ajër në mënyrë të natyrshme dhe më pas përdorni tharësen. Në këtë mënyrë do të ruani më mirë lagështinë e flokut.
 
MIT: Zbokthi është shenjë e lëkurës së thatë të kokës.
 
Në fakt zbokthi ndodh tek lëkurat me yndyrë. Nëse i lani ato çdo ditë dhe i thani shumë atëherë gjendja vetëm do të përkeqësohet. Përdorni një shampo specifike për të larguar infeksionet që shkaktohen tek lëkura me yndyrë, që më pas çon në krijimin e zbokthit .
 
MIT: Prerja e flokëve çdo 6 javë i bën ata të rriten më shpejt.
 
Rritja e flokëve ndodh në lëkurën e kokës dhe vlerat ushqyese të saj. Pra kjo nuk ka të bëjë me shpeshtësinë e prerjes së flokëve. Prerja e shpeshtë e flokëve do të shmang krijimin e majave të djegura dhe një floku më të shëndetshëm.  
 
MIT: Stresi shkakton thinja.
 
Thinjat janë të përcaktuara nga gjenetika dhe plakja.  Kur bëheni më të vjetër melanina prodhohet në sasi të pakta që çojnë në daljen e fijeve gri dhe te bardha. Stresi mund të përkeqësojë pasojat.
 
MIT: Kapja e flokëve bisht do të shkojë rënie të flokëve.
 
Një bisht i lirshëm nuk shkakton asnjë dëmtim, por kur flokët tërhiqen shumë mbrapa kjo do të shkaktojë dobësim të rrënjës.
 
MIT: Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë do të mbyllë folikulin e flokut.
 
Flokët tuaj nuk përmbajnë qeliza të gjalla, prandaj nuk reagojnë ndaj ujit të ftohtë ose të nxehtë. Uji i ftohtë ruan më gjatë lagështinë ndërsa ai i nxehtë tenton të largojë yndyrat e nevojshme për rritjen dhe butësinë e flokut.
 
MIT: Sa më shumë ti krihni flokët aq më të shëndetshme do të jenë.
 
Në të vërtetë, krehja e tepërt mund të krijojë fërkime, që shkakton elektrizim dhe këputje. Flokët kijini kur është e nevojshme dhe atë bëjeni me një furçë të butë duke filluar nga fundi deri tek maja e kokës.
 
MIT: Duhet ti ndërroni shpesh shampot pasi ato nuk kanë më efekt tek ju.
 
Shampo të ndryshme japin rezultate të ndryshme. Dikush mund të ketë proteina në të për t'ju dhënë vëllim shtesë; një tjetër mund të ketë vaj jojoba të hidratojë ato. Mirëpo ato funksionojnë njëlloj gjatë gjithë kohës, mjafton të gjenia atë që bën për ju.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: FLOKET GABUARA KUJDESI MITE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved