Këto janë modelet e veshjeve intime që duhet të preferoni kur shkoni në palestër
 
Shperndaje
ikub#: 1803020010
Këto janë modelet e veshjeve intime që duhet të preferoni kur shkoni në palestër Ja cilat janë modelet e veshjeve intime qe duhet te preferoni kur shkoni ne palestër.
Te ushtroheni është një nder mënyrat me te mira për tu përkëdhelur dhe te kujdeseni për shëndetin tuaj. Femrat qe pëlqejnë te shkojnë ne palestër fillimisht duhet te dine se çfarë lingerie duhet te preferojnë ne mënyrë qe te stërviten komode. Kështu lingerie sportive ne ditët e sotme ka shume rëndësi. Ja cilat janë modelet e veshjeve intime qe duhet te preferoni kur shkoni ne palestër.
 
1. Bikini
Një nder gabimet me te mëdha qe femrat bëjnë kur shkojnë ne palestër është te veshin veshje intime jo te përshtatshme për tu stërvitur. Ne veshjet e përditshme janë shume te rëndësishme qepjet e veshjeve intime te cilat nuk duhet te dallohen. Por ne veshjet e palestrës gjeja me e rëndësishme është komoditeti dhe higjiena. Kështu modelet e slip te cilat nuk janë aspak te përshtatshme për këtë aktivitet mund te bëhen shkaktare te infeksioneve. Këshilla është te zgjidhni një pale bikini apo boxer prej pambuku 100%. Ne fakt janë te shumta firmat te cilat kane lancuar veshje intime specifikisht për te bere sport. Janë shume komode dhe te sigurta për tu stërvitur.
 
2. Recipetat
këto lloj recipetash zakonisht janë te gjera pa mbushje dhe tela por gjithsesi kane një pamje me te vërtet te bukur. Zakonisht mund te përdoren për te praktikuar joga apo pilates. Këto recipeta e bëjnë zonën e bustit te jete me e lehte dhe janë opsioni me i mire për te zgjedhur nëse do te bëni vrap sepse arrijnë te mbajnë me mire gjoksin.
 
3. Brazer
Mund te gjuhen ndryshe recipeta sporti por te cilat janë te rekomanduara për me shume aktivitet fizik dhe me te vështirë. Kjo do te thotë se nëse do te vraponi apo do te praktikoni një aktivitet me me shume lëvizje atëherë është mire te mbani veshur një pale recipeta te tilla.
 
4. Recipeta për masa te madha
Për femrat me një mase te madh gjoksi ekzistojnë ne treg recipeta sportive specifike për ju. Janë te veçanta sepse janë projektuar për te suportuar një bust me te madh dhe te ndjeheni komode gjate stërvitjes. Duke qene një bust i tille ka me shume peshe struktura e këtyre recipetave është ndërtuar ne atë forme për ti mbrojtur nga aktiviteti fizik. Kështu është mire qe gjithmonë te zgjidhni veshjet intime te përshtatshme për aktivitetin qe do te zhvilloni ne mënyrë qe te ndjeheni te lirshme dhe komode.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: MODELE PALESTER VESHJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved