Këto kostume plazhi janë vërtet të mrekullueshme nëse jeni shtatzëne
 
Shperndaje
ikub#: 1803020019
Këto kostume plazhi janë vërtet të mrekullueshme nëse jeni shtatzëne Ja disa këshilla se si mund te zgjidhni kostumin e plazhit nëse jeni shtatzëne.
Ngadalë stina e verës po afrohet dhe bashke me te dhe dëshira për kostumet e plazhit, por këtë vit keni një ndryshim, keni një bark me te madh kështu ju duhet te blini një kostum plazhi pikërisht për femra shtatzënë. Dikur kostumet e plazhit për femra shtatzëne ishin ne një numër shume te kufizuar zgjedhjeje ndërsa ne ditët e sotme çdo gjë ka ndryshuar. Ja disa këshilla se si mund te zgjidhni kostumin e plazhit nëse jeni shtatzëne.
 
1. Kostum plazhi me bust
Një kostum i tille plazhi zakonisht përdoren nga femrat te cilat janë ne muajt e pare te shtatzënisë ne këtë mënyrë mund ta mbani edhe bust një kostum plazhi te tille. Por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia për ti veshur edhe gjate muajve te tjerë por duke preferuar rripa. Ne te vërtet këto janë modelet me te preferuara dhe komode nga femrat për këtë periudhe. Ky lloj kostumi është i mire sepse nuk ju le te ekspozoni shume zona te lëkurës ndaj rrezeve te diellit mbi te gjitha ne zonën e barkut.
 
2. Kostum plazhi me shpatulla jashtë
Shtatzënia nuk është aspak një pretekst për te mos qene glamour. Kostumet e plazhit për femra shtatzënë me shpatulla jashtë janë me te vërtet shume te bukura. Aplikacionet ne shpatulla ju japin një pamje me te vërtet sensuale edhe pse keni një bark te madh. Për me tepër pjesa e palës qe bie mbi bust zvogëlon me efekt viziv barkun e madh nëse nuk dëshironi qe ai te bie shume ne sy. Nëse dëshironi mund ti kombinoni kostumet e plazhit edhe me aksesoret e tjerë për plazh si çanta, shapkat apo kaftani.
 
3. Kostumi i plazhit klasik me trup
Për nenat e ardhshme te cilat preferojnë te ndjehen me komode dhe te sigurta kostumet e plazhit ne stilin klasik me rripa ne supe janë ato ideale. Këto kostume kane një suport me te madh nga te gjitha pikëpamjet. Nëse dëshironi mund te zgjidhni një model me aplikacione apo detaje te ndryshme.
 
4. Bikini
Për femrat shtatzënë te cilat nuk kane aspak problem te shfaqin barkun e tyre një kostum plazhi bikini do te ishte ideale. Ky kostum plazhi përbëhet nga dy pjese dhe mund ti gjeni ne mijëra versione apo printe ju duhet vetëm te zgjidhni atë qe ju pëlqen me shume. Mund ti zgjidhni ne forme trekëndëshi apo ne forme recipetash sportive.
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KOSTUME PLAZHI MODELE SHTATZENIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved