8 produkte natyrale për të larguar njollat në lëkurë
 
Shperndaje
ikub#: 1803030020
8 produkte natyrale për të larguar njollat në lëkurë Për një lëkurë te pastër dhe pa njolla, ja produktet natyrale qe duhet te përdorni.
Ne lëkurë mund te dalin njolla te pigmenttuara për shkak te faktorëve te ndryshëm. Disa prej tyre janë: rrezet ultra vjollce, mosha, sëmundjet kronike, akne, shtatzëni, ekzema, dermatii, mungesë vitaminash, etj. Për t'i larguar këto njolla sa me shpejt përdorini disa përbërës natyrale. Kujdes! Nëse njollat apo pikat janë te dhimbshme, djegin apo kruhen mund te jene shkaktuar nga alergji te ndryshme dhe duhet te këshilloheni me mjeket.
Para se te aplikoni produktet për heqjen e njollave mire është ta pastroni lëkurën me kripe te imët apo scrub me sheqer dhe ndonjë lloj vaji. Produktet me te mira për te larguar njollat janë:
 
1. Limoni
 
Lëngu i limonit është përbërësi me i mire për te pastruar, zbardhuar dhe për te dezinfektuar lëkurën. Duhet thjesht te mos jeni alergjike apo te ndjeshëm ndaj citrusit. Mund te përzieni pak mjaltë me lëng limoni, ta vendosni ne fytyre, ta lini 10 minuta e me pas ta lani me ujë. Kjo gjë duhet për tre here ne dite për një rezultat edhe me te mire.
 
2. Soda
 
Soda është një tjetër përbërës shume i mire për te pastruar lëkurën nga njollat. Një mundësi është përzierja e sodës me lëng limoni dhe aplikimi ne fytyre çdo dy dite. Nëse lëkura është e ndjeshme me mire përzieni sode me pak ujë dhe lyeni lëkurën para se te shpëlani me pas me ujë.
3. Aloe vera
 
Kjo bime mrekullibërëse mund te largoje edhe te djegurat dhe njollat ne lëkurë. Lyeni çdo vend delikat me xhelin e aloe verës dy here ne dite.
 
4. Qepa
 
Qepa ka squfur dhe vitamine C, te cilat rigjenerojnë lëkurën, largojnë pigmentimet, mbajnë larg rrudhat dhe shmangin aknet. Shtrydhni një qepe te kuqe dhe me lëngun lyeni fytyrën, lëreni 10 minuta dhe me pas shpëlajeni me ujë te ngrohte.
 
5. Hudhra
 
E besoni apo jo, hudhra përmban një lloj vaji, i cili i jep ndriçim dhe e pastron lëkurën. Prisni një thelpi hudhër me dysh dhe me te fërkoni lehte fytyrën.
 
6. Uthulla
 
Uthulla e mollës e hap me një ton ngjyrën e lëkurës kështu qe do ju ndihmoje te largoni edhe pigmentimet. Aplikojeni atë direkt tek njollat, lëreni 20 minuta dhe me pas shpëlajeni me ujë te ngrohte. 
7. Kosi
 
Kosi përmban acid laktik e cila rigjeneron lëkurën, dezinfekton dhe largon pigmentet. Lyejeni thjesht fytyrën me kos dhe pas 20 minutash lajeni me ujë te vakur.
 
8. Tumeriku
 
Përveç ngjyrës portokalli te theksuar, tumeriku njihet edhe për efektet zbardhuese. Miksoni këtë erëze me lëng portokalli dhe përhapeni ne fytyre.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: LEKURA NJOLLA PIGMENTIMI PRODUKTE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved