Ja cila është xhaketa e duhur për fizikun tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1803060046
Ja cila është xhaketa e duhur për fizikun tuaj Vazhdoni te lexoni artikullin për te gjetur atë te duhurën për ju.
Dëshironi te dini se cila është xhaketa e duhur për fizikun tuaj? Vazhdoni te lexoni artikullin për te gjetur atë te duhurën për ju.  Moda dhe tendencat ndryshojnë vazhdimisht por diçka është e sigurt, xhaketa është një nder veshjet te cilat nuk mund te mungojnë ne gardërobën e çdo femra. Nga veshja për ne zyre tek kombinimi ideal për një mbrëmje me miket apo për një ceremoni te rëndësishme. Ja disa këshilla te cilat mund t'ju vlejnë për te kuptuar se si mund te vishni xhaketën e duhur për fizikun tuaj.
 
1. Xhaketa e duhur për ato femra me ije te kolme
Ajo qe mendoni se mund te jete një defekt mund te kthehet ne një pike force nëse e nxirrni ne pah ne mënyrën e duhur. Për ato femra te cilat kane një fizik me ije te theksuara apo te quajtur ndryshe fizik "dardhe" xhaketa duhet te ketë një gjatësi deri ne gjysme te ijëve dhe te jete e ngushte ne bel. Kështu nëse do te zgjidhni një xhakete preferoni modelet e gjata, ngjyra te çelura dhe me rrip ne bel. Ndërsa është mire nëse evitoni modelet e xhaketave te shkurtra dhe pëlhurat e renda.
 
2. Xhaketa e duhur për ato qe kane një dekolte te kolme
Ne këtë rast nevojitet te nxirrni ne pah pjesën e poshtme te fizikut tuaj duke krijuar një look i cili te beje pamjen tuaj te sipërme te duket me e holle. Ne këtë rast ideale është te vishni një xhakete e cila te ketë një model te drejte apo te shkurtër për ta veshur me një pale pantallona me bel te larte. Kështu nëse keni një fizik te tille është mire te preferoni një xhakete te shkurtër, ne ngjyre te erret, me rrip ne bel mbase ne stilin e viteve 50' dhe te evitoni xhaketat e gjata dhe ato dopiopet.
 
3. Xhaketa e duhur për ato qe kane një bel te ngushte
Këshilla për ato femra te cilat kane një bel te ngushte është qe te veshin një xhakete te shkurtër, trekuart apo një model asimetrik ne mënyre qe te thyeni pamjen. Nëse jeni femra me një fizik te tille me mire nëse synoni për modele xhaketash te shkurtra apo te ngushta ne bel, printe lulesh dhe fantazi gjeometrike. Ndërsa është mire te evitoni xhaketat e gjata, ngjyrat shume te errëta apo shume te çelura.
 
4. Xhaketa e duhur nëse keni një fizik prej pin-up
Për ato femra te cilat kane një dekolte apo ike te theksuara dhe një bel te ngushte apo siç quhet ndryshe fiziku klasik prej pin up këshilla është te vishni një xhakete jo shume te shkurtër e cila te arrije deri tek ijët dhe te jete e ngushte ne bel. Kështu nëse keni një fizik te tille është mire te preferoni xhaketa gjysme te gjata me rrip ne bel dhe te evitoni xhaketat dopiopet apo xhaketat me supe te mbushura.
 
5. Xhaketa e duhur nëse nuk keni një bark te sheshte
Për ato femra te cilat nuk kane një bark te sheshte dhe te skalitur mjaftojnë te zgjedhin një xhakete me qepje vertikale te cilat ne pamje ju bëjnë te dukeni me te holla. Është mire te evitoni modelet me rrip ne bel dhe te preferoni me shume modelet e shkurtra, fantazi gjeometrike.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: FIZIK XHAKETA ZGJEDHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved