Festa e Gruas, ide për një look shik dhe në tendencë
 
Shperndaje
ikub#: 1803070088
Festa e Gruas, ide për një look shik dhe në tendencë Siç mund ta dini ngjyra e verdhe është ajo simbol për këtë feste e cila bashkohet dhe me ngjyrën e luleve te mimozave qe edhe këto janë simbol i kësaj feste.
Zakonisht një look i duhur për festen e Gruas është ai me fustan apo me fund por nuk mungojnë dhe veshjet me pantallona madje dhe me jeans. Shpesh veshjet për festen e gruas janë me lule, stampa me ngjyra dhe me një baze ne ngjyre pastel. Siç mund ta dini ngjyra e verdhe është ajo simbol për këtë feste e cila bashkohet dhe me ngjyrën e luleve te mimozave qe edhe këto janë simbol i kësaj feste. 
 
Kështu për sa i përket fustaneve apo fundeve mund te preferoni modele nga me te ndryshme duke filluar nga ato midi, te shkurtër, me pala, asimetrik etj. Por zgjedhja behet ne baze te tipit te mbrëmjes ku do te merrni pjese. 
 
Veshjet me fund janë po aq te bukura sa dhe ato me fustane mbi te gjitha nëse synoni për modele te frymëzuara nga trendët e momentit. Kombinimet me më shume karakter mund te jene ato me funde lëkure ndërsa modelet me lule janë me te këshilluar për ato femra qe dëshirojnë një stil me te sofistikuar për ti kombinuar me këmisha te bardha apo me bluza ne ngjyrat pastel si për shembull roze te çelur. Një tjetër ide origjinale është te preferoni një look bon ton ne stilin e viteve 50' por me një pamje kontemporane.
 
Por një evergreen është dhe fundi mini te cilin mund ta preferoni prej lëkure, jeans, tyl etj. Për ato femra qe dëshirojnë te kenë një pamje me impakt atëherë mund te synojnë për ta kombinuar me një pale këpucë dekolte me taka te larta. Ndërsa nëse preferoni me shume një stil casual atëherë mund te preferoni te vishni një pale sneakers.
 
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: FESTA E GRUAS IDE LOOK TENDENCA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved