Ka ardhur koha për të veshur pardesynë
 
Shperndaje
ikub#: 1803070079
Ka ardhur koha për të veshur pardesynë Si te kombinoni pardesynë? Cilat janë veshjet me te mira qe mund te realizoni?
Si te kombinoni pardesynë? Cilat janë veshjet me te mira qe mund te realizoni? Ne ditët e sotme pardesyja është një nder veshjet me te preferuara dhe evergreen te te gjitha kohërave te cilën keni mundësi ta kombinoni me shume stile veshjesh madje edhe për ne mbrëmje por dhe me një look formal dhe shik. Pardesyja ka qene gjithmonë e konsideruar si një veshje dite  ideale për një ambient pune apo shkolle por edhe për kohen e lire. Ja disa mënyra për te veshur dhe kombinuar bukur pardesynë.
 
1. Pardesyja jeans
Rregullat e modës kane ndryshuar dhe ne sezonet e fundit ju mund te vishni edhe pardesytë ne jeans e cila është një e re ne krahasim me modelin klasik. Mund t'ju duket disi e vështire te kombinoni një veshje me një pardesy te tille por ne fakt janë te shumta fashionistet te cilat arrijnë te veshin një pardesy te tille dhe ta mbajnë me shume personalitet.
 
2. Te vishni pardesynë si një fustan
Një pardesy mund te behet kthehet edhe ne një fustan. Ne fakt nuk është qëllimi te vishni vetëm pardesynë dhe asgjë tjetër poshtë por duhet te zgjidhni gjatësinë e duhur ne mënyrë qe poshtë saj te mos duket asgjë. Dhe ne fakt janë te shumta modelet dhe aktoret te cilat preferojnë ta veshin pardesynë ne një mënyrë te tille.
 
3. Mannish style me pardesy
Pardesyja është një veshje pranverore me një stil mashkullor dhe nuk ka asgjë te keqe nëse do ta kombinonit me një look tërësisht mannish. Mbi te gjitha nëse jeni ne një ambient pune dhe te kombinoni pardesynë me një këmishë dhe pantallona te ngushta dhe treçerekëshe dhe një pale mokasin.
 
Pardesyja është një veshje e cila mbahet ne gjysme sezon por kjo nuk do te thotë se nuk mund te vishni veshje edhe me te lehta poshtë saj ne këtë mënyrë do te keni krijuar një look modern. Një ide e mire mbi te gjitha për ato qe kane një moshe te re është te kombinoni shorts me pardesynë për një rezultat me efekt. Sugjerimi është te vishni një pale shorts jeans një këmishë te bardhe formale dhe një pardesy ne ngjyre blu.
 
5. Pardesyja e lidhur pas
Me shume se një kombinim ky është një sugjerim për te lidhur pardesynë ne një mënyrë jo te zakonte siç është ajo pas. Është një mënyrë shume origjinale për te lidhur pardesynë dhe për me tepër kjo mënyrë ju bën te keni një pamje me femërore dhe te holle duke e përdorur pardesynë si një mënyrë kamuflazhi.
 
6. Te kombinoni pardesynë me çantën
Mbi te gjitha kur keni ne dispozicion ne gardërobën tuaj një pardesy me ngjyre sugjerimi është ta kombinoni me ndonjë aksesor. Një ide e mire është ta kombinoni me ngjyrën e çante apo te këpucëve te cilat duhet ti keni patjetër ne te njëjtën ngjyre me pardesynë.
 
7. Te kombinoni pardesynë me takat
Kush e ka thënë se pardesyja nuk mund te kombinohet bukur me këpucë me taka te larta? Pikërisht sepse është një veshje evergreen, një must have me te cilën mund te krijoni shume veshje ajo mund te kombinohet edhe me këpucë te ndryshme si për shembull me një pale këpucë apo sandale me taka për te krijuar kështu një look glamour dhe modern.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: PARDESY PRANVERA VESHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved