Këto janë sandalet që do të vishni në pranverë dhe në verë për tu dukur bukur
 
Shperndaje
ikub#: 1803070053
Këto janë sandalet që do të vishni në pranverë dhe në verë për tu dukur bukur Si pranvera ashtu dhe vera janë dy stine shume te dashura mbi te gjitha nga femrat.
Si pranvera ashtu dhe vera janë dy stine shume te dashura mbi te gjitha nga femrat. Por sigurisht ajo qe pëlqejnë me shume femrat nga këto stine është te nxjerrin ne pah këmbët e tyre te kuruara por është vështirë te zgjidhni këpucët apo sandalet e duhura. Kështu sot po ju tregojmë se cilat do te jene modelet e këpucëve qe do te preferoni te vishni ne pranvere dhe vere.
 
1. Sandalet
Sandalet e sheshta janë nder modelet me te freskëta, moderne dhe shume komode. Avantazhi me i madh i tyre është t’ju mbajnë këmbët te freskëta por gjithashtu ato mund te kombinohen me shume veshje qoftë me funde apo pantallona casual. Beni kujdes një pale sandale te tilla nuk mund ti kombinoni me një pale pantallona formale.
 
2. Sandalet me taka te midi
Sandalet me taka te mesme do te jene ne këmbët tuaja ne ditët e ngrohta te vitit. Ne krahasim me sandalet me taka te larta këto ju japim me shume stabilitet për me tepër një take e tille ju bën te ndiheni me komode pa ju lodhur këmbët. Mund ti vishni me pantallona formale, fustane, jeans etj.
 
3. Sandale me taka te larta
Sandalet me taka te larta janë nder modelet me te bukura dhe te preferuara nga femrat edhe pse nuk janë shume komode për ti mbajtur gjate ditës. Sandalet me aplikacione te ndryshme janë te rëndësishme ne gardërobën tone sepse mund ti vishni me veshje formale, funde dhe fustane.
 
4. Atletet verore te bardha
Atletet e bardha janë nder ato këpucë qe çdo njëra duhet ti ketë ne dollapin e saj. Me to mund te krijoni veshje te ndryshme. Përveç se janë nder këpucët me komode qe mund te keni ato mund te kombinohen me shume stile. Për verën është mire te preferoni modele atletesh te lehta dhe te freskëta.
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: PRANVERA SANDALE VESHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved