Sekretet e kujdesit të lëkurës sipas artistëve të Makeup-it
 
Shperndaje
ikub#: 1803070051
Sekretet e kujdesit të lëkurës sipas artistëve të Makeup-it Gjumi i bukurisë nuk është thjesht një mit! Sapo koka juaj prek jastëkun, trupi kalon nëpër faza të ndryshme të gjumit.
Përmes gjumit lëkura rigjenerohet, dëmtimet riparohen, dalin qelizat e reja dhe nxitet prodhimi i kolagjenit duke ndihmuar në një lëkurë të re, të pastër dhe me shkëlqim.
 
Pra, gjumi i bukurisë është i rëndësishëm. Por çfarë ndodh kur ju flini gjumë mjaftueshëm dhe në fund lëkura nuk është se duket dhe aq e bukur?
 
Në këtë rast keni nevojë për kujdesie të jashtme të saj gjatë mbrëmjes në mënyrë që në mëngjes të ndjeni të gjitha bekimet e tyre në lëkurë.
 
1-Përdorni Retinol
 
Retinoli ndihmon në rivendosjen dhe stimulimin e prodhimit të qelizave të reja të lëkurës dhe kolagjenit. Nëse shqetësimi juaj janë rrudhat e imëta, madhësia e poreve, puçrrat apo pigmentimi, retinoli është një produkt i madh për çdo lloj lëkure që duhet të përdoret gjatë natës.
 
2-Maskat
 
Maskat janë një ndihmesë e madhe për rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës gjatë natës. Ato ndihmojnë në riparimin dhe pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë të shkëlqyeshme në mëngjes.
 
3-Vajrat esencial
 
Vajrat sigurojnë përfitime intensive të lagështisë dhe janë të mbushura me ushqyes të domosdoshëm për lëkurën për t'u riparuar brenda natës.
 
4-Serumet 
 
Serumet depërtojnë në lëkurë në një nivel më të thellë, kështu që duke shtuar një në rutinën tuaj të kujdesit sipas kërkesave të lëkurës tuaj, do të shihni përfitime të mëdha në të.
 
5-Kremi
 
Kremrat do të sigurojnë një hidratim të mirë dhe një mbrojtëse e produkteve të aplikuara më parë në lëkurë si serumi apo maskat e ndryshme.
 
6-Tratjtimi i problemeve
 
Puçrrat lënë njolla dhe probleme të ndryshme në lëkurë. Për të luftuar ato dhe aknet që dalin përdorni një trajtues ndaj tyre çdo mbrëmje për një lëkurë të pastër në mëngjes.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA KUJDESI LEKURA MAKEUP

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved