Zgjidhni blush-in e duhur sipas ngjyrës së lëkurës
 
Shperndaje
ikub#: 1803070061
Zgjidhni blush-in e duhur sipas ngjyrës së lëkurës Kështu ja disa këshilla te duhura për te zgjedhur tonalitetin tuaj te blush-it.
Një nder produktet kozmetike i cili ka tërhequr vëmendjen e shume femrave ka qene blush-i madje qe ne krijimin e tij femrat u intriguan për efektin qe ky produkt falte. Por gjithsesi është shume e thjeshte te zgjidhni tonalitetin e gabuar te blush-it duke mos u përshtatur aspak me ngjyrën tuaj te lëkurës dhe si pasoje te keni një efekt krejt te kundërt. Kështu ja disa këshilla te duhura për te zgjedhur tonalitetin tuaj te blush-it.
 
1. Blush-i me i mire për lëkurë kafe
Nëse keni një ngjyre lëkurë kafe te çelur tonaliteti me i mire për te zgjedhur i blush-it është ajo qe varion nga ngjyra roze por edhe ngjyra bronz. Beni kujdes dhe evitoni te përdorni ngjyra te errëta sepse ne këtë mënyrë do te theksojnë edhe me shume ngjyrën tuaj te lëkurës. Nëse preferoni një pamje elegante me mire nëse synoni për një blush me shkëlqim e rëndësishme është te mos e teproni.
 
2. Ngjyra koral për një lëkurë brune
Nëse keni një ngjyre lehtësisht brune atëherë këshilla është te synoni për te zgjedhur një blush ne ngjyre koral, roze kajsie dhe pjeshke. Këto tonalitete i japin me shume shkëlqim fytyrës tuaj duke nxjerre ne pah një lëkurë te shkëlqyeshme dhe te shëndetshme.
 
3. Ngjyre roze e zbehte për një lëkurë te bardhe
Nëse keni një lëkurë ne ngjyre te bardhe atëherë kjo do te thotë se keni nevoje për një blush i cili te ketë tonalitet te ngjyre roze te zbehte ne mënyrë qe te nxjerre sa me ne pah ngjyrën tuaj te lëkurës. Nëse preferoni mund te përdorni edhe shkëlqyesit për ti dhënë me shume ndriçim lëkurës.
 
4. Ngjyrat ideale te blush-it për lëkurë te erret
Nëse keni një ngjyre lëkure te erret atëherë mund te preferoni një blush ne çfarëdo lloj ngjyre. Por kur zgjidhni një te tille është mire te preferoni tonalitete si roza e ngrohte, ngjyre koral dhe e kuqe. Nëse preferoni mund te provoni te përdorni edhe ngjyrën bronz por i cili duhet te ketë shume shkëlqim kështu do ti jepni lëkurës tuaj një pamje te freskët.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: BLUSHI LEKURA NGJYRA ZGJEDHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved