Si ta përdorni Jade Rolling dhe kush janë përfitimet e saj
 
Shperndaje
ikub#: 1803080026
Si ta përdorni Jade Rolling dhe kush janë përfitimet e saj Jade Rolling është përdorur për shekuj në mjekësinë e lashtë kineze. Ai përbëhet nga një gur me veti shëruese dhe besohet se largon energjinë negative.
Sigurisht që edhe nëse nuk besoni tek kjo gjë, të paktën do të merrni shumë përfitime konkrete falë mënyrës së masazhit të saj. Ja disa nga përfitimet e Jode Rolling
 
1-Ndihmon në mirë-qarkullimin limfatik
 
Një Jade Rolling mund të ndihmojë në nxjerrjen e lëngjeve shtesë që mblidhet rreth syve, faqeve dhe gushës tuaj.
 
2-Ndihmon në përthithjen e produkteve të kujdesit të lëkurës që vendosni.
 
Vendosja e kremit, serumit apo vajrave të ndryshme në lëkurë mund të depërtojnë me vështirësi për shkak të teksturës së tyre. Masazhimi me Jade Rolling do të ndihmojë në përthithjen më të mirë të tyre, në nxitjen e qarkullimit të gjakut duke bërë që efektet e tyre pozitive të jepen më shpejtë. Rezultati: Një lëkurë më e pastër, më e re dhe më me shkëlqim.
 
3-Redukton rrathët e zinj poshtë syve
 
Gjumi i keq, lodhja, ushqimi i keq, dhimbet e kokës etj. shkaktojnë rrathë të zinj dhe të fryrë poshtë syve. Jade Rolling është shpëtimtari juaj në këtë rast, pasi përmes masazhit do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut duke larguar fryrjen dhe pigmentimin e zonës poshtë syve.
 
4-Shërben si një masazhues rinues për lëkurën.
 
Duke vënë presion në pika të caktuara të fytyrës tënde mund të lehtësoni tensionin, stresin dhe të nxisni qarkullimin e gjakut. Kjo do të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave, nxitjen e kolagjenit dhe një lëkurë pa rrudha.
 
5-Rrit qarkullimin e gjakut.
 
Ka kaq shumë përfitime nga rritja e qarkullimit të gjakut, që nga një lëkurë e shëndetshme, vetitë anti-plakje, më pak stres, largimi i akneve dhe njollave, më shumë shkëlqim dhe jo më lëkurë të lodhur dhe të thatë.
 
Prandaj investoni në një Jade Rolling dhe filloni ta përdorni atë çdo ditë në mëngjes ose mbrëmje. Kini parasysh që Jade Rolling ta vendosni disa orë në frigorifer përpara se të nisni me masazhimin. Aplikoni kremin hidratues ose serumin në fytyrë dhe qafë dhe më pas nisni të masazhoni butësisht fytyrën.
 
Nëse nuk dini si të masazhoni lëkurën, shikoni videon e mëposhtme.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: JADE ROLLING LEKURA MASAZHI PERDORIMI VIDEO

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved