Thonjtë me xhel më të bukur për pranverë 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1803080147
Thonjte me xhel për pranverën 2018 janë nga me te ndryshme.
FOTO GALERI
1/9
1
Thonjte me xhel për pranverën 2018 janë nga me te ndryshme. Manikyr me ngjyra delikate te cilat alternohen me nail art me figura gjeometrike dhe me shije minimal por gjithsesi shume te bukura dhe stiloze. Moda e thonjve për pranverën 2018 duket se do te kënaq te gjitha shijet e femrave te cilat dëshirojnë te marrin frymëzim.
 
Siç mund ta dini ngjyra ultra violet është ngjyra me ne mode për 2018 sipas Pantone kështu kjo tendence nuk mund te mos pasqyrohej edhe ne manikyr duke u shfaqur ne sfumatura te ndryshme te kësaj ngjyre. Përkrah thonjve vjollce konfirmohen edhe tendence te tjera si për shembull ngjyra vishnje, apo manikyret pastel. 
 
Thonjte ne ngjyre pastel kane një pamje romantike, delikate dhe shume te bukura për me tepër janë perfekte për ne pranverë por gjithsesi do te qëndrojnë ne tendence për te gjithë vitin. Tonalitet e rozës, boje qielli, jeshile mente do te jene ato me te preferuarat.
 
Për sa i përket thonjve nude ato kane një pamje shume shik dhe vazhdojnë edhe për këtë sezon te jene ne trend. Por këtë vit shume ne trend do te jene dhe thonjte me lule te cilat kane një pamje shume romantike. Me një baze te çelur dhe me dizajnë ne tonalitetet e rozës apo te verdhës ju do te keni pranverën ne thonjte tuaj.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: PRANVERA THONJ XHEL

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved