Vendosni një rrip dhe rimodeloni pamjen tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1803080029
Vendosni një rrip dhe rimodeloni pamjen tuaj Rripi është një aksesor i lënë mënjane nga shume femra.
Rripi është një aksesor i lënë mënjane nga shume femra. Por gjithsesi është një plotësues qe mund te përdorni për te transformuar çdo lloj veshje. Rripat janë një opsion shume i mire për te modeluar linjat tuaja për me tepër ju ndihmon me veshjen te cilat nuk ju qëndrojnë fort mire. Por rripi mund te mbahet edhe për te zbukuruar veshjen tuaj qoftë ajo formale apo casual. Ja disa këshilla për te filluar dhe ju te vendosni rripin.
 
1. Për te theksuar belin
rripat janë ideal për te bere qe beli juaj te duket me i holle. Për te dhënë rezultatet e duhura duhet ti përdorni me veshje voluminoze si për shembull me triko te leshta, fustane me flutura etj. Nëse keni një fizik te holle këshilla është te preferoni një rrip te holle por nëse keni një fizik te kolmë atëherë rripi duhet te jete me i trashe.
 
2. Rripi me jeans për me shume stil
Rripi me jeans është gjithmonë një mënyrë e bukur për ti dhënë një pamje te bukur veshjes tuaj. Është një opsion shume i mire për te përmirësuar linjat tuaj ne pak sekonda për me tepër mund te luani me modelet e rripave, materialet dhe ngjyrat. Por kujdes mos harroni çdo aksesor i veshjes tuaj duhet te jete ne ekuilibër.
 
3. Me veshje oversize
Ne te vërtet ky është një truk qe funksionon gjithmonë për sa i përket veshjeve te gjera. Kështu mund te vendosni një rrip ne bel për te modeluar fizikun tuaj dhe te dukeni me seksi. Por një rrip ne bel mund ta mbani edhe me një veshje me formale dhe me këpucë me taka. Por gjithashtu mund te preferoni te mbani rripin edhe me një veshje casual me atlete dhe përsëri te dukeni ne trend.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: MODELIM PAMJA RRIP

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved