12 veshjet që meshkujt bëjnë mirë ti harrojnë njëherë e përgjithmonë
 
Shperndaje
ikub#: 1804050124
Modelet e meshkujve ndryshojnë po aq shpejt sa gratë, por meshkujt nuk e vrasin shumë mendjen për ndjekjen e trendeve dhe kjo bënë që këto ndryshime të mos jenë aq të dallueshme.

Megjithatë disa gabime në veshje dhe trendet e dikurshme duhet të zhduken përgjithmonë nga jeta e tyre.

1- Mos vishni këmishë poshtë një pulovre të hollë. Nuk ka asnjë të gabuar mes kombinimit të një këmishe dhe një pulovre. E gjithë çështja qëndron në trashësinë e pulovrës. Një pulovër e hollë e bën këmishën poshtë saj shumë të dukshme, ndërsa një pulovër e trashë e mban atë më mirë dhe të qëndrojë më bukur.

2-Harrojini xhaketat apo kostumet me printe si të "perdeve"
 
Një kostum njëngjyrësh që ju rri mirë pas trupit është ajo që ju duhet. Gjithashtu shmangini materialet me shkëlqim, pasi duken shumë të lira dhe pa shije.
3-Largoni nga dollapi çdo T-shirt me jakë V të thellë. Duken shëmtuar në çdo rast të mundshëm.
4-Xhinset e ngushta nuk janë për ju. Na vjen keq djema. Në vend të tyre zgjidhni një prerje slim fit dhe do të dukeni cool.
5-Tutat e sportit super të ngushta do ju tregoni çdo formë të mundshme. Thjeshtë zëvendësojini ato me një prerje drejtë.
6-Pantallonat e shkurtra me shumë xhepa. Kjo ju bën të dukeni më të rrëmujshëm, të shëndoshë dhe pa shije. Në vend të tyre zgjidhni një palë pantallona me prerje drejtë dhe të lirshme.
7-Pallto e lëkurës me pellush janë thjeshtë një JO e madhe. Zgjidhni një pallto stofi dhe cilësore në ngjyrë gri, bezhë ose të zezë dhe do dukeni gjithmonë elegant.
8-Kombinimi i kostumit elegant me xhupin e fryrë. Thjeshtë do të dukeshit qesharak. Në vend të tij zgjidhni një pallto apo një xhup më elegant ose edhe një parka.
9-Xhaketat e lëkurës me detaje zbukuruese. Në vend të tyre zgjidhni një xhaketë lëkure kaliske ose edhe një xhaketë xhisni.
10-Rripat me tokëza të mëdha më mirë lërini në një cep nëse ky trend rikthehet ndonjëherë.
11-Kontasti mes çorapeve dhe këpucëve. Zgjidhni çorapet në të njëjtën ngjyrë me këpucët, ose më mirë rrini pa to fare nëse kjo nuk është e mundur. Ky kontrast do të prish të gjithë paraqitjen tuaj.
12-Kapelat e kashtës mund ti mbani për plazh apo piknik, por jo për qytet. Në vend të tyre zgjidhni një kapelë bejsbolli prej pambuku.
Shfleto artikuj te tjere per: GABIME MESHKUJ VESHJE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved