Si të zgjidhni SPF e duhur për të mbrojtur lëkurën
 
Shperndaje
ikub#: 1806280040
Si të zgjidhni SPF e duhur për të mbrojtur lëkurën Blerja e kremit mbrojtës ndaj diellit mund të jetë një proces i frikshëm. A duhet të merrni SPF 15 ose SPF 50? Spray ose locion? Spektri i gjerë apo s’ka rëndësi? Mësoni përgjigjet e të gjitha pyetjeve dhe paqartësive që keni.
Kremi me faktor SPF është mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën. Mirëpo në përzgjedhjen e duhur të tij më shumë se numri i SPF-së, rolin më të rëndësishëm e luan mënyra e vendosjes dhe përdorimit të tij.
 
SPF qëndron për faktorin e mbrojtjes së diellit, dhe është një masë e mbrojtjes kundër rrezeve UV, veçanërisht rrezatimit UVB. Kur është fjala për krem dielli, ju do të mendoni se një SPF më i lartë do të mbronte nga rrezet më të rrepta UV se sa një më të ulët. Në fakt një SPF 15 bllokon 93 % të rrezeve UV, një SPF 30 ju mbron 97 % dhe SPF 50 ju mbron me 98 %. Pra ndryshimi i mbrojtjes është shumë i vogël nga SPF 15 deri tek SPF 50 duke e bërë atë të papërfillshëm. 
 
Prandaj mbrojtja e duhur nuk qëndron në faktin se sa i lartë duhet të jetë numri i SPF-së. Mbrojtja më e mirë ka të bëjë se sa kohë duhet të qëndroni pa këtë krem dhe sa shpesh duhet ta aplikoni.
Për shkak të djersitjes, fërkimit dhe ujit të detit apo pishinave duhet që ky krem të ri-aplikohet çdo dy orë. Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi nëse ju merrni SPF 30 ose SPF 100 pasi efekti i tyre zgjat thuajse njësoj në kohë dhe mbrojnë gati njësoj.
 
Njerëzit që përdorin një SPF të lartë kanë tendencë të qëndrojnë jashtë në diell shumë më gjatë, pasi mendojnë se janë më të mbrojtur, por nuk është e vërtet.
 
Ajo që është e rëndësishme është aplikimi i kremit të diellit siç duhet. Kremi duhet të vendoset në sasi të mëdha dhe 15-30 minuta para se të dilni jashtë. SPF është vetëm një masë e mbrojtjes kundër rrezet UVB, që shkaktojnë djegiet e lëkurës. kurse spektri i rrezeve UVA shkaktojnë plakjen dhe dëmtimin e lëkurës. Prandaj gjeni një formulë të spektrit të gjerë që mbulon të dyja UVA+UVB. Mos harroni ta vendosni kremin sa herë që dilni nga deti apo djersini.
Shfleto artikuj te tjere per: DIELLI KREMI MBROJTES LEKURA SPF ZGJEDHJA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved