Dilemë, mashkulli ideal me apo pa mjekër
 
Shperndaje
ikub#: 1909250086
Dilemë, mashkulli ideal me apo pa mjekër Sipas shumë kërkimeve dhe mendimeve nga femrat e ndryshme ka dalë në përfundim se mashkulli me mjekër është më i pëlqyer.

Një studim interesant i Eliana Montit ka zbuluar një kuriozitet lidhur me gratë, në kërkim të burrit të tyre ideal: 55 % e popullsisë femërore është e joshur nga burrat me mjekër. Hijeshia bohemiane e dhuruar nga mjekra e lënë pa rruar, vendoset në vendin e parë, madje përpara ngjyrës së syve e të flokëve, përpara fizikut pak a shumë atletik dhe të gjatësisë. Ja pse riti i përditshëm që ngaherë ka shoqëruar meshkujt e të gjithë botës, mund të bëhet shumë shpejt një kujtim i largët; nuk janë fytyrat e freskëta ato që fitojnë, por ato që kanë harruar briskun për disa ditë, ato disi të lëna mbas dore.

Shumë burra mendojnë që mjekra i jep bezdi grave, komenton stafi i Eliana Monti-t, edhe pse kontakti me një fytyrë të ashpër mund të mos i pëlqejë disa prej femrave, pjesa më e madhe e konsideron mjekrën e lënë, shumë mashkullore dhe interesante. Te gjitha gratë dëshirojnë të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura, duke parë në burrat me mjekër të lënë, më shumë pjekuri dhe siguri në vetvete, janë veçanërisht të tërhequra nga ata. Të jetë thjesht çështje mode? Meshkuj (single apo jo) pyesni gratë tuaja dhe…provoni të mos rruheni për pak kohë për të parë çfarë do të ndodhë…

Shfleto artikuj te tjere per: MASHKULL MJEKER

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved