Nuk do ta njihni! Ja si duket Ariana Grande me flokët e saj natyrale
 
Shperndaje
ikub#: 2003310005
Ariana Grande shihet si rrallë herë me një pamje ndryshe nga karantina.
FOTO GALERI
Karantina po i bën njerëzit të tregojnë pamjen e tyre të vërtetë ose të ndryshojnë duke prerë balluket,  prerjen e flokëve ose njohjen me rrënjët e flokëve që ju ka dalë boja. Por le të shohim se si duket Ariana Grande, ajo ka postuar një foto me pamjen e saj natyrale nga shtëpia, por çuditërisht flokët e saj bëjnë një kontrast shumë të dukshëm nga bishti i gjatë që jemi mësuar ta shohim Granden në skenë. Pamja e saj natyrale është me kaçurrela të dendura dhe të zeza, gjithashtu ka dhe një prerje të ballukeve, pra nuk do ta kishim menduar ndonjëherë Ariana Grande kështu pas pamjes që jemi mësuar ta shohim. Për këtë pamje nuk ka më dyshime pasi në foton e saj ka komentuar edhe nëna e Grande duke shkruar:  “Flokët e tua natyrale kaçurrela janë një botë më vete... ti je një mrekulli e bukur nga jashtë dhe brenda, e rregulluar në pamje apo natyrale... Unë të dua...” Hera e fundit që Grande tregoi flokët e saj natyral ishte në gusht, kur stilisti Josh Liu ndau një foto ku ajo shtrihet në shtrat me flokë të lagur. Shikoni në galeri pamjen natyrale dhe të bukur njëkohësisht nga Ariana Grande. 
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE KACURRELA KARANTINE KENGETARE PAMJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved