Ja ideja brilante se si të mbuloni thinjat
 
Shperndaje
ikub#: 2006180114
Të mërzitur nga flokët e mbuluar nga thinjat?
FOTO GALERI

Shumë gra në përgjithësi kanë disa qasje ndaj këtij "problemi". Nëse kanë vetëm disa thinja, shumë gra do t'i mbulojnë ose të ndryshojnë ndarjen e flokëve për ti fshehur më mirë dhe nëse kanë shumë thinja ato do t’i lyejnë flokët çdo tre javë për t’i fshehur. Por pse jemi kaq kundër flokëve me thinja? Pse zgjedhim t’i fshehim ato atë dhe të harxhojmë kaq shumë para për t’i bërë të duket sikur nuk i kemi? A jemi vërtet kaq të pasigurt për flokët me thinja apo a është e gjitha kjo pjesë e presionit të industrisë së bukurive që krijon një problem dhe për rrjedhojë përfiton nga pasiguritë tona? Jack Martin, një parukier kalifornian, u përball me këtë problem dhe doli me një zgjidhje brilante. Kur një zonjë me rrënjë me thinja hyri në sallonin e tij dhe u shpreh se ndihet e lodhur që duhet t’i lyejë flokët çdo 3 jave ai menjëherë prezantoi një mundësi më të menaxhueshme në mënyrë që klientja e tij të lyeje flokët e saj ngjyrë gri dhe të përqafojë ndryshimin.

Rezultati është absolutisht mahnitës dhe sapo u publikua në internet, Jack tërhoqi më shumë klientë duke kërkuar të njëjtën zgjidhje. Por e vetmja gjë është se Jack nuk u jep të gjithëve të njëjtën ngjyrë gri. Ai sigurohet që në çdo kliente të ketë ngjyrën gri të flokëve në përputhje me rrënjët e tyre të flokëve. Jack shpesh u kërkon klientëve të tij të hyjnë në parukerinë e tij më një centimetër të rrënjës së tyre origjinale, në mënyrë që ai të mund të analizojë siç duhet ngjyrën gri dhe hijet më te cilën ai do tu lyejë flokët.

 

Shfleto artikuj te tjere per: BRILANTE FLOKET IDE MBULIMI THINJA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved