55-vjeçarja akoma modele e Vogue, ja sekreti i bukurisë
 
Shperndaje
ikub#: 2006200044
Bukuria nis atëherë kur ju pranoni veten ashtu siç jeni.
FOTO GALERI
Një grua 55-vjeçare që pranoi thinjat e saj duke i rritur flokët gri pa i ngjyrosur më si më parë, ka zbuluar sekretin për pamjen rinore dhe pretendimet se 'kremrat e shtrenjtë ’nuk janë rruga për të ecur përpara. Caroline Labouchere, nga Islington, Londër, u braktis nga babai i saj që në fëmijëri, gjë që e bëri atë të pasigurte dhe me frikën më të madhe ndaj plakjes. Nëna e dy fëmijëve, e cila vuajti nga depresioni, i kaloi të njëzetat e tridhjetat duke u ndier ‘e parëndësishme' dhe luftoi për shenjat e plakjes duke ngjyrosur flokët e saj të thinjur. Në nëntor 2017, vajza e saj Amelia, 23 vjeçe, e cila po punonte si modele, i sugjeroi që shefi i saj po kërkonte një imazh për flokët gri dhe Caroline ishte pamja e duhur me flokët e gjatë dhe gri të thinjura. Caroline tregon se nga ai moment ka filluar të pranojë pamjen e saj, duke e dashur veten  ashtu siç është dhe duke mbajtur trupin në formë. Kur ajo është reklamuar në faqet e para të Vogue është ndjerë tepër e lumtur. Për një rini dhe një pamje natyrale që nuk e ka pasur as kur ishte 20 vjeç, Caroline tregon se nuk janë kremrat e shtrenjtë, madje ajo nuk ha as mëngjes apo nuk konsumon sheqerna gjatë javës. Caroline e pranon se ka përdorur Botox e pak ndërhyrje të tjera, por ajo ruan ende rininë në fytyrën e saj, madje ka marrë pjesë edhe në maratonë si vrapuese. Pra edhe pse ajo është 55 vjeçe ndihet si 20 vjeçarja që nuk ka shijuar më parë. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURI GRUA MODELE VOGUE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved