Të vogla në trup? Ja fustanet që duhet të zgjidhni
 
Shperndaje
ikub#: 2007110021
Ndonjëherë, të gjesh fustanin e duhur kur je trupvogël është e vështirë. Ne po iu japin disa këshilla dhe modele që do ua lehtësojnë punën.
FOTO GALERI
Nuk keni këmbët e gjata të modeleve dhe ndonjëherë mërziteni se nuk gjeni dot fustanet që iu shkojnë? Gjatësia juaj është shndërruar në kompleks dhe nuk dini çfarë të bëni? Qetësohuni, ndiqni këto këshilla dhe keni për ta pasur çdo gjë më të lehtë. Ka disa modele që do iu bëjnë të shkëlqeni edhe pse nuk jeni 180cm. Fillimisht duhet të bëni kujdes me prerjen që zgjidhni. Fustanet e shkurtër janë ato që do iu shkojnë më shumë pasi do vënë në pah këmbët. Por nuk janë vetëm ato që ju përshtaten. Fustanet asimetrikë në pjesën e poshtme, ato me rrip në mes dhe të gjatët bohemë gjithashtu do iu bëjnë t’i mrekulloni të gjithë.
 
Për t’u dukur më të gjata duhet të keni parasysh disa gjëra. Zgjidhni fustane me dekolte V sepse do iu zgjatin edhe më shumë bustin dhe do vënë në pah gjoksin. Nëse adhuroni fustanet e gjatë e të gjerë, zgjidhini ata me të carë anash që herë pas herë zbulojnë këmbën. Copat me vija vertikale gjithashtu do iu bëjnë të dukeni më të gjata. Së fundmi, takat e larta në çfarëdo versioni do jenë aleatet tuaja më të mira. Zbuloni disa fustane modelesh që mund të zgjidhni.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FUSTANI GJATESIA MODELI VOGELSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved