Hailey Bieber tregon sekretin për heqjen e akneve dhe mund ta provojmë të gjithë
 
Shperndaje
ikub#: 2007140107
Paska qenë shumë e thjeshtë dhe tashmë ndodhet më pranë nesh.
FOTO GALERI
Ne i adhurojmë celebritet që kujdesen për pamjen e tyre dhe ndajnë me ne këshillat më të vlefshme. Kur bëhet fjalë për aknet është një nga çështjet më problematike për femrat dhe Hailey Bieber ka ndarë me ne se si të shpëtoni njëherë e mirë nga ky shqetësim. Aknet shtohen akoma më shumë gjatë ditëve të stresuara, siç kanë qenë këto të karantinës. Përveç trajtimeve të tjera që të gjithë duhet t’i bëjnë, një tjetër zgjidhje sipas Hailey Bieber është uji i detit. Hailey, e cila aktualisht është me pushime në një vend bregdetar, ka shpërndarë në Instagram një foto të pamjes ku po qëndron duke shkruar se lëkura e saj përmirësohet gjithmonë kur noton në oqean dhe ndihmon në heqjen e akneve. Sipas dermatologëve “Përqendrimet e larta të kripës në ujin e oqeanit kanë qenë prej kohësh të njohura për vetitë pastruese dhe kuruese në lëkurë, të cilat ndihmojnë në nxjerrjen e papastërtive dhe zhbllokimin e poreve. Uji i kripës gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo zvogëlon numrin e baktereve që shkaktojnë puçrra në sipërfaqen e lëkurës dhe ndihmon në shërimin e plagëve apo shenjave.” Pra Hailey Bieber paska të drejtë, meqenëse ne jemi në sezon pushimesh, le ta shfrytëzojmë edhe për një rigjenerim të lëkurës. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURI FYTYRE HAILEY BIEBER KESHILLA LEKURE

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved