amg
0 0
0
 

Problemet seksuale tek femrat


Nje problem seksual, ose nje disfunksion seksual i referohet nje problemi gjate nje cikli seksual, qe e pengon femren ose çiftin ne arritjen e kenaqesise gjate aktivitetit seksual. Cikli seksual ka 4 faza: eksitimin, kulmi(plateau), orgazmen dhe çlirimin.

22 Jan

Nje problem seksual, ose nje disfunksion seksual i referohet nje problemi gjate nje cikli seksual, qe e pengon femren ose çiftin  ne arritjen e kenaqesise gjate aktivitetit seksual. Cikli seksual ka 4 faza: eksitimin, kulmi(plateau), orgazmen dhe çlirimin.

Kerkimet e fundit tregojne se disfunksioni seksual eshte i pranishem (43% e femrave dhe 31% e meshkujve raportojne nje shkalle veshtiresie), pavaresisht se eshte nje çeshtje per te cilen shume persona hezitojne te diskutojne. Fatmiresisht, shumica e çeshtjeve me disfunksion seksual jane te trajtueshme prandaj eshte e rendesishme te diskutohen kto shqetesime me partnerin ose doktorin tuaj.

Nga vijne problemet seksuale tek femra?

Keto probleme mund te jene me natyre fizike ose fiziologjike.

Shkaqet fizike: Shume gjendje fizike dhe/ose mjekesore mund te shkaktojne probleme seksuale. Ktu mund te permendim:

    * diabetin
    * semundjet e zemres
    * semundjet e neurologjike
    * çekuilibrimet hormonale
    * menopauza
    * insufiçenca renale dhe hepatike
    * alkoolizmi dhe abuzimi me drogen

Nga ana tjeter edhe efektet anesore te shume ilaçeve ku perfshihen antidepresantet mund te ndikojne ne deshiren dhe funksionet seksuale.
Shkaqet fiziologjike. Ketu perfshihen stresi nga puna, frika nga performanca seksuale, problemet ne nje martese apo lidhje, depresioni, te ndjerit ne faj si dhe efektet e nje traume seksuale te meparshme.

Kush preket nga problemet seksuale?
Si femrat edhe meshkujt preken nga problemet seksuale. Problemet seksuale prekin adultet e te gjitha moshave.

Ne problemet me te shpeshta seksuale qe prekin femrat perfshihen:

    * Pengim i deshires seksuale. Kemi te bejme me mungese ose humbje te interesit per marredhenie seksuale. Faktoret jane te shumte dhe mund te permendim ndryshimet hormonale, semundjet e ndryshme dhe mjekimet perkatese( per shembull, kanceri dhe kemioterapia),  depresioni, shatezania, stresi, ankthi dhe lodhja. Merzitja nga rutina seksuale e perditshme mund te kontriboje ne humbje te deshires seksuale ashtu si faktoret sociale siç jane karriera dhe kujdesi ndaj femijeve.
    * Paaftesia per tu eksituar. Per femrat, pamundesia per tu eksituar fizikisht gjate aktit seksual shkakton lubrifikim vaginal te  pamjaftueshem. Kjo gjithashtu mund te vije nga ankthi dhe mungese e stimulimit adekuat. Veç kesaj, shkencetaret po studiojne lidhjen midis problemeve te furnizimit me gjak te vagines dhe klitorit me eksitimin seksual.
    * Mungese e orgazmes(anorgazmia).Kjo quhet ndryshe edhe mungese e klimaksit seksual(orgazmes, kulmit seksual). Mund te shkaktohet nga frenimi fiziologjik seksual, eksperienca e paket seksuale, mungesa e njohurive si dhe nga faktore fiziologjike siç jane ndjenja e fajit, ankthi, abuzimi dhe trauma seksuale te meparshme. Faktore te tjere qe mund te permendim jane stimulimi i pamjaftueshem, disa lloj ilaçesh si dhe semundjet kronike.
    * Penetrimi i dhimbshem. Dhimbja gjate penetrimit mund te shkaktohet nga endometriti, nje mase pelvike, cistet ovariane, vaginitis, lubrifikim i paket, prania e cikatriceve nga nderhyrjet kirurgjikale, ose nga semundjet seksualisht te transmetueshme.

Nje gjendje e quajtur vaginizmus, qe percaktohet si nje spazem e dhimshme dhe e pavullnetshme e muskujve qe rrethojne hyrjen vaginale. Kjo gjendje shfaqet tek ato femra te cilat kane frike nga fakti se do te kene dhimbje gjate penetrimit si dhe mund ta kete prejardhjen nga fobia ndaj seksit apo nga nje akt traumatik seksual qe mund ti kete ndodhur ne te shkuaren.

Si te diagnostikojme nje problem seksual te femres?
Doktori, me shume mundesi do te beje nje vleresim teresor te simptomave ne nje ekzaminim fizik.Ai mund te beje nje ekzaminim pelvik per te vleresuar dhe percaktuar gjendjen e organeve riprodhuese si dhe nje Pap test( test per te percaktuar nese qelizat e cerviksit shfaqin ndonje gjendje pre-kanceroze apo kanceroze).
Nje vleresim rreth qendrimit tend ne lidhje me marredheniet seksuale, si dhe faktoreve te tjere qe kontribojne( frike, ankth, trauma/abuzim seksual ne te kaluaren, problemet ne çift, droge…etj.) do te ndihmojne mjekun qe te kuptoje dhe te percaktoje problemin tuaj si dhe ne dhenien e nje mjekimi adekuat.

Si ti trajtojme/mjekojme problemet seksuale tek femrat?
Rruga me e mire per te trajtuar problemet seksuale tek femrat eshte duke koordinuar punen midis femres, mjekut dhe terapeuteve te trajnuar. Shumica e problemeve mund te rregullohen duke mjekuar shkaqet fizike dhe fiziologjike. Strategji te tjera mjekimesh mund te jene:

    * Edukimi. Informimi rreth anatomise se njeriut, funksioneve seksuale dhe ndryshimeve qe peson njeriu me moshen ashtu si dhe per sjelljet dhe reagimet seksuale mund te ndihmojne nje femer te kaperceje ankthet dhe friken ndaj performances dhe funksionit seksual.
    * Permirsimi i nxitjes seksuale. Ketu mund te futen perdorimi i materialeve erotike( video dhe libra) si dhe ndryshimi i rutines seksuale.
    * Perdorimi i teknikave argetuese. ketu mund te futen fantazite erotike dhe jo-erotike, menyrat e ndryshme te penetrimit, muzika, videot, televizioni te cilet ndihmojne per tu relaksuar dhe per te eliminuar ankthin
    * Nxitja e sjelljeve seksuale pa penetrim- te cilat perkufizohen si aktivitet fizik qe nuk perfshin aktin seksual ku perfshihet masazhi sensual dhe qe nxisin qetesine dhe permirsimin ne komunikim mes partnereve.
    * Minimizimi i dhembjeve. Pozicionet seksuale te cilat ndihmojne femren ne kontrollimin e thellesise se penetrimit e ndihmojne femren qe te eliminoje nje pjese te dhimbjes. Perdorimi i lubrifikanteve vaginal, minimizon dhimbjen nga ferkimi. Ndersa nje banje e nxehte perpara aktit seksual, mund te te jape nje çlodhje fizike.

A mund te mjekohen problemet seksuale?
Suksesi ne mjekimin e disfunksioneve seksuale, varet nga shkaku i tyre. Nese kemi te bejme me gjendje/semundje fizike reversibel( qe mund te sherohen) atehere prognoza eshte e mire. Disfunksionet e lehta qe kane te bejne me stresin, friken dhe ankthin mund te trajtohen me keshillim, edukim dhe komunikim te veçante mes partnereve.

Si ndikojne hormonet ne funksionimin e aktit seksual?
Hormonet luajne nje rol thelbesor ne aktivitetin seksual te femrave. Me kalimin e moshes dhe arritjen e menopauzes tek femrat vjen edhe ulja e sasise te hormonit estrogjen, e si pasoje femrat perjetojne nje ulje te lubrifikimit vaginal dhe te ndjeshmerise gjenitale. E njejta gja ndodh edhe tek meshkujt, te cilet manifestojne humbje te desires seksuale me uljen e nivelit  te testosteronit. Kerkuesit po shqyrtojne mundesine e mjekimet te problemeve seksuale tek femrat edhe me Viagra.

Si ndikon Hysterektomia ne funksionin seksual?
Shume gra pesojne ndryshime ne funksionin seksuale pas nje hysterektomie( heqja kirurgjikale e uterusit). Keto ndryshime perfshijne humbjen e  deshires seksuale, ndjeshmerise gjenitale dhe uljen e lubrifikimit vaginal.Kto probleme mund te jene si pasoje e ndryshimeve hormonale qe vijne nga heqja e uterusit. Por nga ana tjeter nerva dhe ene gjaku qe jane te rendesishme per funksionin seksual mund te demtohen gjate proçedures se lartpermendur.

Si ndikon menopauza ne funksionin seksual te nje femre?
Pas menopauzes vjen edhe ulja nivelit te estrogjenit, qe ndikon ne funksionin seksual te femres. Ne kete moshe femra humb aftesine per tu joshur, humb deshiren seksuale. Terapia me hormone si dhe lubrifikantet vaginale mund te permirsojne sadopak funksionin seksual dhe te mundesojne nje akt seksual sa me normal.
Eshte per tu theksuar fakti se disa gra ndiejne nje rritje te kenaqesise seksuale pas menopauzes, dhe kjo mund te vije si pasoje e çlirimit nga ankthi i te mbeturit shtatzene.Veç kesaj, femrat post-menopauzeale kane me pak pergjegjesi ne edukimin e femijeve dhe prandaj mund te shijone me shume intimitetin me partneret e tyre.

Kur duhet te therrisni mjekun per probleme seksuale?
Femrat mund te kene probleme seksuale kohe pas kohe. Nese probleme te tilla jane persistente dhe japin shqetesime per femren dhe partnerin e saj duke krijuar nje impakt negativ ne marredhenien ne çift, atehere ju duhet te kontaktoni mjekun per vleresim dhe mjekim./imjek/









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
1001220091





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan