digitalb
0 0
0
 
Problemi i diarresë   
Tri episode (ataqe) të barkqitjes gjatë një viti e pengojnë rritjen normale dhe fëmijën e cojnë në gjendje malnutricioni (hipotrofie), duke u përzier njëkohësisht shkak e pasojë.
  15 Shk

bimbi-belli

Tri episode (ataqe) të barkqitjes gjatë një viti e pengojnë rritjen normale dhe fëmijën e cojnë në gjendje malnutricioni (hipotrofie), duke u përzier njëkohësisht shkak e pasojë.

Qëllimet e WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) janë:

1. Të zvogëlohet mortaliteti (vdekshmëria) e foshnjave.
2. Të zvogëlohet morbiditeti (sëmundshmëria).
3. Të mobilizohen potencialet nacionale (kombëtare) në kapërcimin e kësaj problematike.

Propozohet që:

* foshnjat të mbahen në gji në 4-6 muajt e parë të jetës,

* të amortizohet në një mënyrë ose tjetër propaganda e ushqimeve artificiale, duke shpjeguar përparësitë e ushqimit natyral,

* të përdoret për pije uji i shëndetshëm, i cili duhet të jetë i pastër dhe i mbrojtur prej kontaminimit,

* të lahen me sapun duart para e pas ngrënies, pas tualetit,

* dispozicioni adekuat i feceve.

Diagnostikimi i dehidracionit

Ndiqet parimi i 3-pyetjeve të cilat i shtrohen përpara secilit rast me barkqitje:
Pyet: sa barkqitje ka pasur fëmija, sa herë ka vjellë, a është i etur dhe, a ka urinuar.
Prek: lëkurën, pulsing, fontanelën.
Shiko: gjendjen e përgjithshme, sytë, buzët e gjuhën, si merr frymë foshnja.

Shenjat e dehidrimit të lehtë: etja e shtuar, fëmija i shqetësuar, pesha humbet gjer 5%.

Shenjat e dehidrimit mesatar: etja e nxitur, urinimi i pakët, shqetësimi i shtuar i fëmijës, gjer në letargji, sytë janë të ndezur e pa lot, buzët e gjuha të terura, merr frymë thellë, plika kutane kthehet ngadalë, pulsi është i shpejtuar, i dobët (filiform), fontanela është e lëshuar poshtë nën nivelin e kafkës, tensioni arterial është i ultë, pesha humbet gjer 10%.

Shenjat e dehidrimit të rëndë: shenjat e theksuara më lartë (tek dehidrimi mesatar) sikundër edhe foshnja nuk ka urinuar për disa orë rresht, nëse ekstremitetet janë ciajanotike, nëse nuk mund të marrë lëngje për shkak të gjendjes së rëndë të përgjithshme, nëse buzët dhe gjuha janë të terura, nëse merr frymë shpesh e thellë, nëse tensioni edhe nuk mund të matet, nëse humbja në peshë është më e madhe se 10% e peshës trupore. Për dehidrimin e shkallës së parë përdoret Plani A i rehidrimit, për atë të shkallës mesatare aplikohet plani B, e për atë të shkallës së rëndë aplikohet Plani C i rehidrimit.

Për planin A i cili aplikohet te rehidrimi i lehtë propozohet që:

1.
- që të shtohet marrja e lëngjeve (e çajit, ujit të orizit, të qullurave të pemëve, të lëngut të karotës, të cerealieve- miellrave, e nëse të gjitha këto të mos jetë e mundur të jepen, foshnjës duhet dhënë ujë.
- Duhet dhënë lëngje sipas dëshirës së foshnjës.
- Lëngje duhet dhënë aq kohë sa zgjat barkqitja (për rehidrim oral).

2.
- Duhet vazhduar ushqimin e foshnjës në mënyrë që të mos vihet në gjendjen e malnutricionit.
- Fëmijës në gji duhet dhënë të pijë shpesh.
- Nëse foshnja nuk është në gji e ka më pak se 6 muaj qumështin duhet dhënë sipas formulës, e nëse i ka mbi 6 muaj duhet dhënë cerealie, të përziera me mish të viçit dhe të peshkut. (Mendoj se në kushtet tona është me vend dhënia e qumështit pluhur nergut për gjendjet me barkqitje siç janë Humana-9, HN-25, soyamil, etj.

Foshnjën duhet dërguar tek mjeku nëse ajo nuk përmirësohet brenda 3-ditësh ose nëse:
* foshnja ka 4 ose më shumë barkqitje të ujshme,
* nëse vjell pa ndërprerë ,
* nëse etja bëhet e theksuar,
* nëse nuk han ose nuk pi,
* nëse ka temperaturë të lartë, ose
* ka gjak në barkqitje.

Planin B të rehidrimit duhet aplikuar tek dehidrimet mesatarisht të rënda (shkalla e dytë):

Shërimi i dehidrimit duhet të bëhet në dy faza:
- Në 4-6 orët e para është e nevojshme që fëmija e nëna të vendosen në entet shëndetësore (në një dhomë të destinuar për këtë qëllim),
- Gjatë kësaj kohe ndërpritet dhënia e çdo lloj ushqimi.
- Fëmijës i jepet vetëm tretje për rehidrim oral dhe atë nëse i jepet Rehidromiks, latantit gjer 1 vit moshë i jepet më së paku një gjysmë litre.
- Sasia maksimale e tretjes nuk kufizohet!
- Gjatë dhënies së Neli-it, foshnja nuk duhet kufizuar marrjen e lëngjeve.

Nënën duhet aftësuar që vetë t’i japë të pijë sikundër edhe sasinë që duhet t’i japë. Nëse foshnja vjell, pas vjelljes duhet pushuar dhënien e tretjes për 10 min., e pastaj duhet dhënë atë në çdo 2-3 min. Nëse hetohet se janë ënjtur kapakët e syve të foshnjës, duhet ndërprerë dhënien e tretjes, e mund t’i jepet ujë i rëndomtë sikur edhe gjiri i nënës. Pas 4-6 orësh, duhet të vlerësohet gjendja e përgjithshme e foshnjës dhe në bazë të saj përcaktohemi për vazhdimin me Planin A,B ose C.

Nëse nuk ka shenja të dehidrimit vazhdohet me planin A (nëse gjendja e fëmijës është përmirësuar në aspektin e dehidrimit, fëmija urinon e për shkak të lodhjes edhe mund të flejë). Nëse shenjat e dehidrimit mesatar janë akoma prezente përsëritet plani B, e krahas këtij foshnjës duhet dhënë qumësht, ushqim, lëngje siç është cekur në Planin A. Nëse janë të pranishme shenjat e dehidrimit të rëndë duhet aplikuar Planin C të rehidrimit (kryesisht në Institucionet spitalore shëndetësore).

Nëse nëna e lëshon Entin shëndetësor para rehidrimit të Planit B, asaj duhet:
* t’i tregohet se ç’sasi lëngjesh duhet dhënë foshnjës për të përmbushur planin prej 4 orësh të rehidrimit,
* duhet dhënë nënës pako me tretje për rehidrim oral, së paku për përdorimin 2- ditësh, siç është cekur në planin A,
* duhet shpjeguar si përgatitet tretja për rehidrim,
* të vazhdohet me 3 rregullat e Planit A për dhënien e lëngjeve.

Për shërimin urgjent të dehidrimit të rëndë aplikohet Plani C, i cili bëhet me rrugë intravenozë ose me sondë nazo-gastrike.

Për rehidrim oral mund të përdoren dy preparate:
1. Rehidromiks- është preparat i përdorshëm për nevojat tona:
Një qese vihet në 500mL ujë të vluar e të ftohur. I jepet fëmijës në çdo 5 min, 1 lugë kafeje.
2. Nelit- (preparat i WHO-së): Në 1 litër ujë të vluar e të ftohur derdhet një qese, i jepet foshnjës në çdo 5 min. 1 lugë e kafes.

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
FEMIJE
1002150044





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as