Efektet e portokallit   
Përdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit, të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të fortë.
Nga Telegrafi 16 Shk
 
0
0

composizione-agrumiPërdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit, të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të fortë. Portokalliet ruhen nëpër frigoriferë në temperaturë 2-3?C duke bërë ripërtëritjen e shpeshtë të ajrit. Në kushte shtëpiake, portokalliet mund të ruhen për disa muaj, duke i mbështjellë me letër alumini, me letër të parafinizuar ose me celofan.

Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta i portokallieve është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Me portokallie bëhet reçel dhe marmelatë shumë e mirë. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, në formë aranxhate është freskues. Lëvozhga e thatë ose e ruajtur, përdoret në ëmbëltore dhe në kuzhinën shtëpiake. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, të cilat përdoren në përgatitjen e aromave dhe të ëmbëlsirave.

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalliet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.

Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra portokallie, duke e vazhduar kurën për 20-30 ditë. Kjo kurë bën mirë në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokalliet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng portokalli përmbahen 56 mg vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm.

Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. 10-15 g lëvozhga frutash vihen të ziejnë për 15-20 minuta në 250 g ujë. Nga lëngu i përftuar pihen 1-2 gota në ditë. Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri. Gjethet dhe filizat e njomë të portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë: Merren 50 g gjethe dhe copëtohen, pastaj vihen të ziejnë në katër pjesë ujë. Nga lëngu i fituar merret një lugë gjelle në darkë, gjysmë ore para fjetjes.






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
raiffeisen
living
Sot ka platforma vendase për blerjet online
(A jeni të kënaqur me shërbimin dhe produktet që ofrojnë?)




Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
1002160155






Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan