0 0
 
Operacioni plastik i hundës   
Deformimet hundës më së shpeshti ndodhin si pasojë e lëndimeve, por mund të jenë edhe kongjenitale (të lindura).
Nga Telegrafi 12 Mar

operacion plastik

Deformimet hundës më së shpeshti ndodhin si pasojë e lëndimeve, por mund të jenë edhe kongjenitale (të lindura). Operacioni i deformimeve të hundës mund të ketë për qëllim: korrektimin e pamjes së jashtme të hundës dhe korrektimin e mureve të brendshme të hundës. Të gjitha deformimet e lindura të hundës mund të ndahen në:

- Çrregullimet në madhësinë e piramidës së hundës (hundë shumë e madhe ose hundë e vogël)
- Çrregullimet e boshtit të hundës (septumi i cili anon nga njëra anë)
- Çrregullimet e eshtrave dhe kërceve të hundës (ekzistimi i cisteve eshtërore të lindura)

Deformimet e krijuara të hundës vijnë si pasojë e lëndimeve, dhe më së shpeshti ndodhin thyerje të kockave të hundës ose thyerje të kërcit. Hunda e thyer duhet të trajtohet nga specialistët e ORL-së, me qëllim që të shmanget paraqitja e deformimeve postraumatike.


Kur bëhet intervenimi kirurgjik

Operimi i hundës bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar rritja e skeletit të hundës, dhe kjo do të thotë se, ndërhyrja kirurgjike mund të realizohet vetëm pas moshë 18-vjeçare. Përgatitja para-operuese përfshin fotografimin e eshtrave të hundës dhe murit ndarës, si edhe analizohet sekreti i hundës dhe i fytit. Kuptohet, duhen bërë edhe analiza për kontrollimin gjendjes së përgjithshme, si dhe përgatitja rutine anesteziologjike.

Operacioni i hundës më së shpeshti bëhet në anestezion të përgjithshëm. Operacioni me anestezion lokal është i mundur vetëm kur intervenohet në kërcet e hundës. Pas operacionit shfrytëzohet tamponada për një periudhë 5-7 ditëshe, ndërsa nëse intervenimi është bërë në eshtrat e hundës, atëherë mbahet edhe imobilizim i jashtëm (gips ose pllakë metalike) për dhjetë ditë. Kur ndërhyrja kirurgjike bëhet në septumin (murin ndarës) të hundës, ndonjëherë është e nevojshme që imobilizimi i septumit të hundës të bëhet me pllaka plastike të cilët mbahen po ashtu dhjetë ditë. Largimi i mjeteve imobilizuese nuk është i dhimbshëm.

Prej komplikimeve post-operative përmenden gjakderdhjet, gjakderdhjet e dobëta rreth syve, ënjtja e fytyrës, paraqitja e pikave të gjakut në septumin e hundës dhe paraqitja e inflamacionit të sinuseve maksillarë. Për trajtimin e shumicës së këtyre komplikimeve, duhet që më vonë, të bëhet edhe një ndërhyrje kirurgjike.





   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Shqipe
Para 19 muajsh  
  
Desha tju baj nje putje jam rrzu kur jam Kan 14 vjeq se maj mend hunden si Ekam pas por tash Ekam edhe te shtremt edhe te ghat si muj me kontakt tu me mejek dhe a asht rrezik me ba operacjon
 
Geni G
Para 22 muajsh  
  
Fjolla..ky eshte nr i celularit qe mund tju ndihmoje +355697699991 per operacionet plastike.. eshte kirurge e shkelqyer. Klinika e Kirurgjise plastike Euromedica..ose mund te shkruash ne adresen e emailit info@klinikaeuromedica.com. Faleminderit
 
fjolla
Para 22 muajsh  
  
me falni deshta ta die sa kushton operimi i hundes
 
Geni G
Para 23 muajsh  
  
ky eshte nr i celularit qe mund tju ndihmoje +355697699991 per operacionet plastike.. eshte kirurge e shkelqyer.
 
lida84@live.com
Para 23 muajsh  
  
desha te di sa kushton operimi i hundes nuk kam deformime por asht pak e gjat ju kisha lute sa kushton operimi pres pergjigjje nga ju ju faleminderit?
 
dona
Para 24 muajsh  
  
desha ta di sa kushton operacjoni per hund tung
 
adela
Para 25 muajsh  
  
Un dua ta operoj hunden Ju lutem me jep nji numer celulari te ndonji kirurgu dhe me trego sa kushton...? Ju falem nderit
 
LONII
Para 27 muajsh  
  
po mundet me u be edhe para 18 vjec
 
LONII
Para 27 muajsh  
  
po mundet me u be operacion para moshes 18vjecare,vetem duhet te bisedosh me doktorin ...
 
engjulli i dikujt
Para 33 muajsh  
  
nuk mundet te behet operaconi i hundes para moshes 18-vjec..ju lutem doja nje pergjigje te shpejt dhe te skate
 
ilda
Para 36 muajsh  
  
une dua te dijsa kushton nje operacjon plastik n hund
 
seriozja
Para 45 muajsh  
  
pershendetje deshta di sa per fotografim analiza lexova nese dua te bej ndonje operacion plastik ne hund amund konsultona me mjek si dua un ta bej hunen apo baz mjekut si e sheh ai pamjen oj ju pershendes
 


Na ndiqni
ilma
living
Nga kopertinat e revistave femërore në Shqipëri
(Cila përmbush më mirë shijet tuaja?)





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
1003120018






Argetohu Gjej
ebuy
Jeta e perditshme Te nevojshme


REKLAME


REKLAME
REKLAME
spitaliamerikan


REKLAME
Euromedica_120x300