0 0
0
 

Femrat dhe hormonet e tyre


Arsyet pse gratë kanë ndryshime të humorit gjatë periudhave të ndryshme

17 Mar
Burimi:

Keshilla.net

femrat

Çdo femër e di që kur është e mërzitur, e përlotur, me dëshirë të ulët për seks, menjëherë e para gjë që i vjen në mend është se kjo gjendje mund të lidhet me hormonet e saj. Pjesa më e madhe e tyre janë të mërzitura nga kjo gjendje dhe nuk mund të durojnë dot faktin se ende nuk ka një përgjigje e saktë për këtë situatë që krijohet herë pas herë. Dëshira e një femre për të kuptuar hormonet dhe trupin e saj është një fenomen shumë i bukur. Më shumë se 100 vjet më parë, femrat nuk kishin mjete mbrojtëse të sigurta, ndaj dhe sillnin më shumë fëmijë në jetë. Këto femra kishin 50% mundësi për të arritur menopauzën dhe është vërtetuar që shumë pak prej tyre gjenin kohën për të menduar për hormonet dhe dëshirën e tyre seksuale, edhe pse kjo do të mund t’i ndihmonte shumë.

Hormonet

Ditët e sotme mendohet se jetëgjatësia e njeriut është 85 vjeç. Kjo do të thotë se, individi mbetet më gjatë aktiv, ka mundësinë për të përzgjedhur familjen që do të dëshironte të kishte dhe pjesa më e madhe e njerëzve do të mund të kenë lidhje të vazhdueshme seksuale të rëndësishme në jetën e tyre. Kjo do të thotë se, shëndeti dhe opsionet e zgjedhjes për një femër janë më të mira dhe me përmirësimin e gjendjes së gjërave ajo do të kërkojë cilësi më të lartë jetese, sidomos në dhomën e gjumit. Ka shumë femra të cilat ndjejnë se hormonet e tyre janë shkaktare për përkeqësimin e gjendjes në jetën seksuale. Në ditët e sotme një nga problemet seksuale më të mëdha është humbja e dëshirës për të bërë seks. Ka pasur shumë hamendësime se hormonet femërore bëhen shkak për humbjen e dëshirës seksuale, por a ka ndonjë të dhënë se hormonet janë vërtet “fajtore”?

Kërkimet

E vërteta është që edhe pse shumë kërkime janë bërë, asnjë nuk ka arritur të dalë në një përfundim definitiv në lidhjen mes hormoneve dhe dëshirës për seks. Pse? Sepse deri në studimet më të fundit, studiuesit e kanë konsideruar atë si shumë të ndërlikuar dhe polemik. Është interesante të thuhet se pjesa më e madhe e femrave besojnë se humbja e libidos ka të bëjë drejtpërdrejt me hormonet, por një pjesë e madhe e tyre nuk kanë një çelës për të kuptuar se çfarë hormonesh kanë dhe cili është funksioni i tyre.

Sipas studiueses, Christine Webber, një nga shpjegimet më të mundshme mund të ishte: Vezoret e një femre prodhojnë një sasi të madhe të hormoneve seksuale femëror estrogjen dhe progesteron, por gjithashtu prodhojnë edhe sasi të vogël të hormoneve mashkullorë, testosteron dhe androstenedion. Si femrat edhe meshkujt kanë dy hormone shumë të rëndësishme të cilat sekretohen nga gjëndra e hipofizës. Dita e parë e ciklit menstrual është Dita e parë e periodave. Në një cikël mujor dy gjëra kryesore ndodhin: Niveli i estrogjenit rritet ngadalë gjatë gjysmës së muajit dhe ulet me shpejtësi gjatë ovulacionit, i cili ndodh gjatë ditës së 14 dhe humbet gradualisht deri në ditën e periodave. Niveli i progesteronit rritet me shpejtësi gjatë ovulacionit dhe më pas ulet menjëherë para periodave.

Lidhja me seksin

Natyrshëm lind pyetja se cila është lidhja mes tyre dhe nivelit të dëshirës për seks. Nëse pyet disa femra nëse ndihen më shumë seksi në një periudhë të caktuar të muajit, ato do të përgjigjen padyshim po, por periudha kohore nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha. Më shumë se gjysma e femrave, të cilat kanë pasur luhatje, thonë se ndjehen më shumë “të ndezura” dy javë përpara ciklit, ndërsa gjysma tjetër shprehen se ndihen më “të shfrenuara” pak kohë përpara ose edhe gjatë ciklit menstrual. Nëse të gjitha femrat kanë ndryshime hormonale, pse nuk ndihen të gjitha seksi, apo jo në të njëjtën pikë të ciklit menstrual? E vërteta është se askush nuk di të japë një përgjigje.

Megjithatë, studiuesja Webber shprehet se, sipas teorisë së saj femrat të cilat ankohen se u rritet dëshira për seks para ciklit është se u pëlqen ndjesia e të kryerit marrëdhënie kur pjesa e jashtme e vagjinës është “e mbushur”. Duket se kjo ndjeshmëri e lartë e vagjinës vjen si pasojë e aftësisë për ta ndjerë edhe më shumë organin mashkullor brenda vetes, në gjendje trupore. Kjo gjendje mund të jetë një “kundërpërgjigje” e ndjesive të ndryshme fizike në organin gjenital të femrës.






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  11.313 1003170052





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan