marketkonekt
0 0
2
 

Cili është ushqimi më e mirë për fëmijët


Mishi është burim kryesor dhe për shumë kripëra minerale me vlerë si hekur, natrium, kalium,fosfor dhe magnezium.

17 Mar
Burimi:

Keshilla.net

femije

Shquhet midis produkteve të tjera, jo vetëm për përmbajtjen e lartë të proteinave (rreth 15-20%) po dhe për përbërjen e tyre (aminoacidet e proteinave të çdo lloj mishi, të quajtura “aminoacide esenciale“, kanë vlera ushqyese të veçanta). mishi është burim kryesor dhe për shumë kripëra minerale me vlerë si hekur, natrium, kalium,fosfor dhe magnezium. Përsa u përket sheqernave, sasia e tyre është fare e papërfillshme. Vlen të theksohet, se përsa u përket vlerave ushqimore dhe kripërave minerale, nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor midis mishit të freskët dhe jo të freskët (të ruajtur në frigorifer). mishi i pulës p.sh. (që kushton më lirë), përmban po aq hekur, sa dhe mishi i viçit. mishi i derrit (duke hequr dhjamin), i freskët ose i frigoriferit, mund të përdoret pa asnjë problem, ashtu si mishi i viçit, mbas moshës 6 muajsh; ndërsa mishi i derrit i thatë, vetëm mbi moshën 4 vjeç. Pas moshës 6 muaj, fëmijës mund ti jepet mish viçi, pule, qëngji, lepuri dhe derri (pa dhjamë). Rreth moshës 8 muaj dhe proshutë e zier. Në moshë 9 muaj, përveç mishit dhe mëlçi. Fëmijëve të vegjël, nuk u këshillohet: mishi i pjekur i pulës, sidomos kofshët, paidhaqet, bifteku i skarës, hamburger . mishi, bën pjesë në ushqimin e përditshëm dhe nuk ka asnjë të keqe që si fëmijët dhe të rriturit, konsumojnë mjaft nga ky produkt.

kushte normale, mund të bëhet dhe ndonjë kombinim; mishi mund të merret 3-4 herë dhe ditët e tjera të javës, zëvëndësohet me peshk, vezë, djathë ose fasule. Ka ndonjë rast që fëmija nuk e pëlqen; mos u shqetësoni, nevojat për elementët e tij, plotësohen nëse jepen produkte të tjera si peshku, veza, djathi, perimet etj. (Shihni tabelat përkatëse). E rëndësishme është dhe mënyra e gatimit dhe e të servirurit; fëmijët para se ta provojnë, duan ta shohin, të njihen me atë që do të fusin në gojë, mundohuni të gatuani me shije dhe ti servirni në forma të ndryshme, po asnjëherë mos u mundoni ta detyroni; veprime të tilla mund të japin efekt të kundërt, deri në neveritje ndaj tij. Për fëmijët e vegjël, mishi sigurisht do të gatuhet sipas moshës .

mishi duhet të ziejë mirë, masë që siguron mbrojtjen nga ndonjë infeksion i mundshëm. Nëse kemi ndër mend ta pjekim, më mirë në furrë me korent. Sobat me ultravalë, për shumë arsye nuk këshillohen: pjekja nuk arrihet deri në thellësi, nuk garantohet sterilizim i plotë dhe dyshohet për veti kancerogjene. Ka familje që e preferojnë mishin pak të pjekur (me gjak). Nuk këshillohet për fëmijët, po dhe ata nuk e pëlqejnë.

MËLÇITË dhe TRUTË, jo të domosdoshme
Mëlçitë e të gjitha llojeve: viçi, lope, kau, bagëtije, pule etj.(të pasura me proteina, yndyrna dhe sidomos hekur) tu jepen dhe fëmijëve duke zëvendësuar mishin. Shija dhe aroma disi e veçantë, bën që në përgjithësi të mos pëlqehen nga fëmijët, prandaj nuk duhet ngulur këmbë; elementet e tyre, nuk janë të pavendësueshme nga produktet e tjera.
Trutë mund të jepen pas moshës një vjec, duke zëvendësuar mishin, po në përgjithësi, ashtu si mëlçitë, nuk pëlqehen; nuk kanë vlera të veçanta, prandaj duhet respektuar dëshira e fëmijës. Si për mëlçitë dhe trutë, rëndësi ka mënyra e përpunimit. Gatimit duhet të jetë jo vetëm sipas dëshirës tuaj, po në radhë të parë të kënaqë pamjen dhe shijen e fëmijës.

PESHKU, të konservuarit nuk janë për fëmijët
produkt me vlera të larta ushqyese, për arsye se përmban mjaft proteina (të përbëra nga shumë aminoacide esenciale), kripëra minerale (sidomos fosfor) dhe acide yndyrore me vlerë. Përqindja e këtyre të fundit, ndryshon sipas llojit të peshkut. Ka peshq me pak yndyrna (3 deri në 10%) dhe të tjerë ku yndyrnat kalojnë mbi 10%. Për fëmijët preferohen peshqit me pak yndyrna si toni. Preferohet peshku i freskët, ndërsa peshqit e konservuar në kuti, nuk këshillohen për fëmijët. Kur duhet filluar peshku?Zakonisht pasi fëmija të ketë mbushur 6 muaj, duke zgjedhur gjithmonë peshq me pak yndyrna.

Fëmijët pëlqejnë të gjitha llojet e peshkut, veç të jenë pastruar mirë nga luspat dhe halllat – kujdes, nesë i kalon në gojë (qoftë dhe njëherë) një luspë ose halë, ka rrezik të trembet dhe të mos e pranojnë më peshkun kurrë. Peshku pëlqehet i gatuar thjesht dhe vetëm me pak vaj ulliri dhe limon (sipas dëshirës).

Në përgjithësi fëmijët nuk pëlqejnë salca ose asortimentet e ngjashme pikante, supat dhe tavat e peshkut. Nuk pëlqehen as molusqet dhe frutat e detit, për arsye se tremben nga pamjet e veçanta të tyre ose kanë frikë mos mbyten nga „luspat ose halat“ (ata nuk e dinë se nuk kanë hala).

Për të filluar mbarë, më parë me durim u duhet shpjeguar ajo që do tu jepet. Jo më pak e rëndësishme, është dhe mënyra e të servirurit. Nuk kërkohet ndonjë gjë e veçantë, vetëm pak fantazi, në mënyrë që pjata të jetë sa më tërheqëse dhe të mos i trembë.
veza, „lozonjarja“ që fëmijët e duan me të par.

produkt me përmasa të vogëla, po me vlera të larta ushqyese. Mjafton të përmëndim faktin se nga ana cilësore, proteinat e vezës, ja kalojnë shumë proteinave me origjinë shtazore si të mishit, peshkut etj E veçanta e këtij produkti, është së dy pjesët përbërëse, dallohen për përmbajtje të ndryshme. E verdha – është e pasur me proteina, yndyra, kripëra minerale (hekur, kalcium, fosfor) dhe vit. (A, D, B kompleks). E bardha – e varfër me yndyrna po përmban proteina me vlera të larta biologjike. Përbërja e mësipërme e bën vezën një ushqim me të vërtetë me vlera të veçanta.

Kur duhet dhënë? Mbas moshës 6 muaj, vetëm e verdha Mbas 12 muaj dhe e bardha. Fëmijët i tërheq ngjyra dhe forma e veçantë, prandaj nuk kanë frikë prej saj, bëhen kuriozë, zgjasin duart për ta prekur këtë „lodër“ dhe ta provojnë në gojë. Këto dukuri dhe shija e veçantë, janë arsyet që fëmijët e vegjël, jo vetëm e pranojnë, por gëzohen sa shohin vezën, u qesh fytyra, nxjerrin bëlbëzime kënaqësie, përplasin duart etj.

veza, bart rreziqe për alegji Po, renditet e dyta pas qumështit, po kjo nuk duhet të shërbejë në asnjë mënyrë si shkak për ta mënjanuar nga dieta. Më tepër alergji, jep albumina e të bardhës, prandaj fillohet më me vonesë. Duke ditur këtë dukuri, e rëndësishme është që pas dhënies së parë, të vrehet me kujdes sshfaqia e ndonjë shenje të veçantë që lidhet me alergjinë si njolla në lëkurë, urtikarie, ndryshimi i feçieve etj.

Si jepet veza? Të vegjëlit e pëlqejnë gjysmë të zier (rrufkë). jepet me lugë kafeje (duke filluar me të verdhën), vetëm se duhet të jetë e freskët. Nësenuk gjejmë vezë të freskët ose nuk e pëlqejnë të tillë, mund të hidhet në supë.
Për moshat në vazhdim, varet nga dëshira e fëmijës – duhet respektuar.

Si të kontrollojmë nëse peshku është i freskët?
Peshku i freskët, ruan erën e detit
Të mos jetë i lëshuar
Të ketë konsistencë të fortë
Sytë të jenë të shndritshëm (të mos kenë humbur lëngun)
Veshët të jenë rozë dhe të ruajn erën e trupit

Si të zgjedhim vezën?
Është mirë të sigurohen vezë të freskëta. Për të provuar se është e tillë, veproni si më poshtë:
Merrni një gotë me përmasa të mëdha dhe mbusheni me ujë
Vendoseni vezën brenda
veza e freskët ka për të rënë në fund
Nëse nuk ka kaluar më shumë se 5 ditë, qëndon në mënyrë vertikale
Po qe mbi 15 ditë, do të qëndrojë mbi ujë

Djathra me pak yndyrë, tri herë në javë për të vegjlit
Mos ia jepni fëmijës pas mishit ose sallamit, rëndon stomakun.
Sipas qumështit nga është prodhuar, dallojmë djathë lope, deleje dhe bualli; po mund të preodhohet dhe nga përzierja e disa llojeve qumështi. Djathi përmban në formë të koncentruar të gjithë përbërësit e qumështit, pra është burim për proteina, kalcium dhe yndyre (mungojnë sheqernat). Për vlerat që ka (sidomos me kalcium), djathi, duhet marrë të paktën 3 herë në jave. Po kujdes, nuk duhet dhënë mbas një ushqimi shumë të ngarkuar me mish, peshk ose sallam, për të vetëmen arsye se mbingarkohet aparati tretës nga përqindja e lartë e kalciumit. Nisur nga vlerat ushqimore, fare mirë mund të zëvëndësojë mishin (kur fëmija nuk pranon).

Sipas përqindjes së yndyrave, dallojmë:djathë me shumë yndyra, ku yndyrnat kalojnë mbi 40%; djathë me yndyra mesatare (20-40%); djathë me pak yndyra (nën 20%). Industria ushqimore ka prodhuar djathra të shumë llojshme, me emra nga më të ndryshmit. Nga fëmijët në përgjithësi pëlqehet djathi i zakonshëm, me pak kripë.

Ata nuk pëlqejnë djathëra më aromë të veçantë ose me shumë kripë. Pavarësisht nga emri, për fëmijët e vegjël rekomandohen djathëra me pak yndyrë. Në literaturën Italiane thuhet se djathi më i pëlqyer prej fëmijëve është parmixhano, mazzarela, grana, strachino, rikota dhe formagini.

DRITHËRAT

Prodhimet e grurit dhe orizi, bazë në dietën fëminore.Orizi nis më parë në ushqyerjen e foshnjave, gruri pas muajit të pestë

Drithërat, prej të cilave prodhohen miellrat, janë të shumta, midis tyre përmëndim grurin, misrin, orizin, elbin, thekrën etj. Më të përdorurit për fëmijët e vegjël, janë mielli i grurit dhe i orizit. Drithrat shquhen për përmbajtje të lartë sheqeri, deri në 72%, ku 60-80% e zë amidoni. Produktet nga drithërat, për vlerat e tyre, duhet të zënë vënd të rëndësishëm në dietën e përditëshme të fëmijëve dhe adoleshentëve, duke filluar nga përsheshi tradicional me qumësht në mëngjes, buka,makaronat, pilafi etj.

Në përgjithësi fëmijët i pëlqejnë, po kjo varet dhe nga mënyra e gatimit dhe tradita familjare (kur konsumohen dhe nga të rriturit).Vlera ushqyse e miellit të grurit, qëndron në përqindjen e lartë të amidonit. Përsa u përket proteinave, jo vetëm që nuk përbëjnë më tepër se 10-12%, po nuk janë komplete, për arsye se përmbajnë pak aminoacide komplekse (Lizina dhe Triptofani gjënden në përqindje fare të vogël).

Kur fillohet tek fëmija? Mielli fillohet pas muajit të 5, moshë kur fillon ushqimi parë.
Orizi – është një ushqim me vlera të veçanta; përbman 80% sheqerna komplekse, proteina me vlerë të lartë biologjike 7 deri në 8%, vitamina të grupit B, kripëra minerale (hekur, fosfor,kalium, magnezium) dhe vlera të larta kalorike (362 kalori për 100 gr.). Orizi në treg gjendet në formë të qëruar dhe i plotë (ky i fundit ruan vlera më të plota).

Kur fillohet? I bluar (miell orizi), bën pjesë në ushqimin e parë. Në në përgjithësi pëlqehet si në formën e supës ose të pilafit. Masa e miellit dhe e drithit, përafërsisht mund të llogariten si më poshtë: 1 lugë kafeje rreth 5 gr; 1 lugë receli rreth 10 gr; 1 lugë gjelle rreth 15 gr. Lëngu i orizit përdoret kryesisht për hollimin e qumeshtit të lopës. Përmban shumë pak kalori (rreth 50 kalori për litër) dhe vetëm 1% amidon; si shihet nuk ka vlera ushqyese, pra duhet shfrytëzuar vetëm për hollimin e qumështit dhe jo si ushqim. Në vënd të ofrizit, mund të përdoret dhe elbi.

Si përgatitet: Në një litër ujë, hidhet 30 gr.oris dhe lihet pak të zbutet, mandej vihet të ziej në zjarr të ngadalshëm deri sa të mbetet gjysma. Në vazhdim kullohet në një sitë të imtë ose garzë (nuk shtypet as nuk shtrydhet), shtojmë ujin që ka avulluar gjatë zierjes deri sa të arrijë masën fillestare (1 litër), 3-4 gr. kripë dhe lëngu orizit është gati.

Lëng orizi i koncentruar (dekokt) – 80 gr. oris hidhen në 1 litër ujë dhe lihen të zbuten për rreth 10-12 orë; pastaj vihet të ziej në zjarr të ngadalshëm deri sa të çahen kokrat e orizit. Gjatë zierjes, shtohet uji i humur, shtypet, kalohet në sitë (ose makinë). Kur të ftohet, do të marrë formë pelteje gjëlatinoze, i gatshëm për përdorim. Flet pediatri Polikron Çelo. Nuk u këshillohet mishi i pjekur i pulës, sidomos kofshët, paidhaqet, bifteku, hamburger.






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 2
FEMIJE USHQIMI
 22.572 1003170057





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
erjon
Para 40 muajsh  
  
dhe e mir
+1     
erjon
Para 40 muajsh  
  
une mendoj se kjo gje ësht e keqe
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan