Tavë me patate    
Receta e dites.
Nga Telegrafi 19 Mar
 
0
0

tave me patate

Tava me patatereja mund të bëhet në dy mënyra: me patate të mëdha (mënyra e parë) dhe me patate të vogla (mënyra e dytë). Patatet e reja shpeshherë janë të përziera me kokrra të mëdha e të vogla. Të mëdhatë qërohen dhe pastaj kalojnë në përpunim të nxehtë, ndërsa të voglat lahen, zihen, qërohen dhe pastaj gatuhen. Kjo është më praktike, sepse kokrrat e vogla duan më tepër kohë për t'u qëruar.

Mënyra e parë:

Për 4-5 persona duhen:
patate 1 kg
• vezë 2 kokrra
• qumësht një gotë uji
majdanoz
• gjalpë 2-3 lugë gjelle
• kripë, piper i zi.

Pergatitja

Patatet e reja lahen, qërohen dhe zihen në ujë të vluar me kripë. Pasi të jenë zier, u kullohet uji, priten në feta të trasha dhe shtrohen në tavë. Në pjatë të thellë ose në tas porcelani a plastmase rrihen vezët me qumësht, shtohet kripë, piper i zi dhe majdanoz i grirë imët. Masa e përgatitur hidhet sipër patateve, sipas dëshirës mund t'i hidhet kaçkavall i grirë ose djathë i bardhë, pastaj spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë.

Mënyra e dytë:

Për 4-5 persona duhen:
patate 1 kg
• vezë 2 kokrra
• qumësht 1 gotë uji
• qepë të njoma 2-3 copë,
• vaj 3-4 lugë gjelle
• kripë, piper i zi, majdanoz

Pergatitja

Patatet lahen, zihen në ujë të vluar me kripë, qërohen dhe pastaj priten në feta të trasha.Në tigan me yndyrë skuqet qep a e njomë e grirë hollë, pastaj shtrohen patatet, kaurdisen pak së bashku, hidhet kripë, piper, i zi majdanoz i grirë hollë, . përzihen lehtë që patatet të mos prishen. Të gjitha hidhen në tavë të lyer me yndyrë dhe rrafshohen. Në një enë rrihen vezët dhe shtohet qumësht, pak kripë, për­zihen mirë dhe u hidhen sipër patateve. Tava piqet në furrë për 15-20 minuta. Pas pjekjes ftohet pak, pritet në copa dhe vendoset në pjata.






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
raiffeisen
living
Sot ka platforma vendase për blerjet online
(A jeni të kënaqur me shërbimin dhe produktet që ofrojnë?)


FILXHANI SOT

Bota është në duart e atyre që guxojnë të ëndërrojnë dhe që ...
RECETA E DITES

Sallatë me fruta deti
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Ai më la për atë


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
PATATE QUMESHT
1003190012








Reklame
Hako
Reklame
Digitalb