0 0
0
 
Qershia në mjekësinë popullore    
Rrallëherë ndonjë pemë paraqet një kombinim të këtillë të shijes së mirë dhe dobive të shumta për shëndet.
Nga Shqiperia.com 20 Mar

qershija

Rrallëherë ndonjë pemë paraqet një kombinim të këtillë të shijes së mirë dhe dobive të shumta për shëndet. Vlera mjekësore kanë edhe bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë diuretike, antiseptike( luftojnë bakteret, dhe ulin temperaturën). Bishtat e qershisë vlohen në ujë dhe pihen në formë çaji. Ky çaj përdoret për gurët në veshka, mbajtjen e urinës dhe edemat. Ndërsa lëkura vlohet në ujë dhe lëngu i përftuar është shumë i mirë që të përdoret në rastet e temperaturës së lartë.

Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi kjo pemë bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak.

Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml. ujë (duke shtuar 6 gramë acid borik për plagët). Lëngu që del nga kjo përzierja përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyragjak merren 30-40gr gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por të jetë i vakët.
 

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
MJEKESI QERSHI
1003200016





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan