amg
0 0
0
 

Cfare ndodh me nene dhe bebin ne muajt e shtatzanise


Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit.

12 Pri
Burimi:

ikub.al

nena dhe femija

 

Tre mujori i Pare.

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza është sa nji maje gjilpere dhe po merr rrugën për ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni është tashmë 2-3 mm lungime, rreth tij është formuar shtresa mbrojtese. Menstruacionet te janë vonuar, megjithëse ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje kokë


Java 6

Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene, dallon ndryshimet ne trup. Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mëngjes ose kur ndjen ere gatimi. Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot është shpejtuar për te përballuar ndryshimet ne organizmin tënd. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, kështu qe ndjen nevojen për te shkuar ne tualet me shpesh. Megjithëse embrioni (bebi) është akoma I vogël, 4 dhomat e zemrës se tij janë formuar, zemra I rreh me 180/min, gjithashtu është formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.

Java 7

Truri I bebit është ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka është shumë e madhe ne krahasim me pjesen tjetër te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor. Ti ndihesh gjithmonë e me keq (te perzjera ne mëngjes, te vjella, te cilat mund te zgjatin gjithë ditën).

Java 8

Ne këtë moment , embrioni (bebi) është 2,5 cm I gjatë. Dallohet fytyra, maja e hundës, goja dhe dy vija në vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kanë zënë vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadalë dhe ti fillon të kesh neps, hormonet do të ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nëse do ngihesh pernjehere nga krevati.

Java 9

Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka përmasat e një “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen sytë, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne përfundim te kësaj jave bebi do këtë qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal. Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat e dhembeve bëhen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet Kur je shtatzene është shumë e lehtë te besh infeksion ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet të shkosh tek stomatologu për kontroll.

Java 10

Mitra jote është sa nji portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashmë është sa një kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet. Ty te është zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevojë për recipeta me numer me të madh.

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate për zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndërsa rreziku për te humbur shtatzanine është me I vogël.
Sasia e përgjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tënd është rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Për këtë arsye floket tani kanë me shumë shkelqim dhe thonjtë janë me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila është zmadhuar shtyhet përpara. Tani mund te ndihet me mirë nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bërë ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra jote punon me shumë sepse duhet te pompoje një sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersitesh me shumë dhe temperatura e trupit tënd do rritet. Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe është 6,5 cm I gjatë. Gishtat e këmbës I ka te ndara dhe fytyra është formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.

Tremujori i dytë

Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot është I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit të parë, të gjitha organet e tij janë komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam. Lajmi I mirë për ty është qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kanë probleme me “daljen jashtë” gjatë kësaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shumë frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter ujë pa gaz çdo ditë.

Java 14

Ne tremujorin e dytë, shumica e femrave ndihen me mirë. Placenta tani kujdeset për ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, kështu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh më me energji. Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vijë ne ngjyrë te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.  Bebi tani përgjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani është 10 cm I gjatë. Pas çdo ditë I qartesohen sytë, veshet, buzët dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te këtë refleksin e thithjes. Ti ndihesh me mirë! Lekura jote është e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojnë te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj është e rëndësishme të kesh diete me shumë kalcium, për mos u konsumuar rezervat e tua..

Java 16

Gjymtyret e bebit janë formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te këmbës. Ndjen levizjet e para-shumë fine, si disa buleza gazi. Tani mund të shkosh për kontrollin e dytë tek mjeku, gjatë se cilit do të te bëhet ekografi. Ekografia e pare është për te caktuar ditën e lindjes, ndërsa te tjerat ne vazhdim për të parë zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij. Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku është gjithmonë e me I dukshëm. Për arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund të kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket bëhen me yndyre shumë me shpejt se zakonisht. Bebi tani është me I rëndë sesa placenta; është I gjatë I dobët, ne këtë periudhe lekura e gishtave ka marrë rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.

Java 18

Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjëherë ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mirë, kështu qe kthehu ne një anë, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale janë me te shumta tani. Je plot energji dhe mund te mendodh për te ndjekur kurse paralindjes.  Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do të jenë shumë te nevojshme gjatë lindjes. Bebi është 20 cm I gjatë dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)

Java 19

Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rrugës. Mund të kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra është zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha. Bebi leviz shumë dhe mund te ndjesh goditjen e pare.

Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe është 25 cm i gjatë. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne një anë ne tjetrën dhe bën akrobaci te vogla. Për shkak te zmadhimit te barkut, mund të kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumësht dhe çaj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadalë, kjo do të beje te ndihesh me mirë.

Java 21

Lekura e barkut është zgjeruar shumë dhe prandaj është e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj për beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nëse kruarja është ne te gjithë trupin duhet të shkosh tek mjeku. Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti përgjigjet muzikes.trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore për ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot është I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen këtë. Qe ne këtë moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kanë vërtetuar se veshet e bebit janë formuar komplet ne këtë periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasësh sa me shumë, sepse bebi tashmë ta njeh zërin. Ti do vesh re ne fytyre edhe gjaku te zmadhuara ndërsa mishrat e dhembeve janë te enjtur.

Java 23

Bebi tani është si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nëpërmjet prekjes se barkut tënd.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilët është familjarizuar. Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund të kesh plsje te venave, ndonjëherë ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, janë muskujt te cilët zgjaten. Dhimbja kalon nëse shplodhesh..

Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Këto janë kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjatë shtazanise dhe ndihmojne trupin gjatë lindjes. Bebi është 33 cm I gjatë dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit janë te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marrë fryme” vete. Nëse do ta lindje tani, mundësia për te mbijetuar është e ulet.

Java 25

Bebi tani ka arritur peshën 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra është bërë sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmonë e me shpesh.

Java 26

Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumtën e rasteve ndodh atëherë kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse Trupi jot mban ujë. Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. është koha te përdorësh një krem special për te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Për here të parë do hapi sytë, qepallat nuk janë me te ngjitura. Ti mund te besh lehtë infeksione urinare ne këtë periudhe, kështu qe duhet te pish shumë ujë. Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.

Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky përmban faktor imunitar te cilët mbrojne bebin sidomos ne këtë periudhe kur sistemi I tij imunitar është I pazhvilluar. Mjeku jot do të therrase për kontroll çdo dy jave dhe do të masë me shumë kujdes tensionin e gjakut. Mund të kesh nxehtesi pas lodhjes fizike. Truri I bebit rritet si përmasa dhe bëhet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te këtë edhe preferenca. Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zërin.
 

Tremujori i tretë

Java 29

Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe është afersisht 40 cm I gjatë. Gjatë gjithë kohës zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te përsëritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: është bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shumë leng amniotik nga cduhet. Për shkak te peshes te cilën mban, te dhembin kembet dhe mund të kesh probleme me ekuilibrin.

Java 30

Shumica e fëmijëve kthehen me koken poshte gjatë kësaj jave, duke u pregatitur kështu për lindjen. Hapesira ne miter tani është e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit për levizje te teperta. Tani lodhesh me lehtë dhe ke dhimbje kurrizi. është koha për te filluar ushtrimet për forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve

Java 31

Bebi rritet ne peshe, tashmë ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet. Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.

Java 32

Bebi tani është I gjatë 41 de cm. Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mirë. Kthehu ne nji anë dhe mbeshtetu ne shumë jasteke.

Java 33

Bebi është plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot. Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.

Java 34

Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe është 44 cm I gjatë. Truri dhe sistemi nervoz janë formuar komplet. Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tënd ndryshon..

Java 35

Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati për tu lindur”, peshon rreth 2500 gram. Mund të fillosh pregatitjet për ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi është 2750 gram dhe 49 cm I gjatë. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marrësh fryme me lehtë. Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nëse teshtin apo kollitesh. Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jenë javore

Java 37

Bebi mund te marrë fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet çdo ditë.

Java 38

Bebi jot është gati për te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise është 266 ditë, d.m.th. 38 jave qe nga momenti I krijimit. Ti nuk do shendoshesh me tepër se kaq. Bebi mund te marrë fryme vetëm, thonjtë e tij ne duar edhe këmbë forcohen çdo ditë.

Java 39

Tani bebi jot do shtoj shumë pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jetë rreth 3500 gram. Kockat e kokës janë gati për lindje, për te kaluar me lehtë ne vagin. Qafa është paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.

Java 40

Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen. Bebi tani është 50 cm I gjatë dhe është I papritur momenti kur do dalë ne drite.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0 1004120021





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan