Si te rregullojme sa me bukur shtepine   
Me gjasë se shumica prej jush tanimë kanë përfunduar pastrimin e përgjithshëm pranveror të shtëpisë.
Nga Sekrete Bukurie 15 Pri
 
0
0

dekor

A ka më mirë sesa të jetosh në një shtëpi të pastër. Por, megjithatë diçka ju mungon? Mos u dëshpëroni, pasurojeni shtëpinë tuaj me disa detaje, duke futur pranverën edhe deri te skutat më të thella të shtëpisë.

Stolisni muret dhe sipërfaqet e tjera

Në shumë librari mund të gjeni foto të ndryshme dekorative, që ngjiten. Zgjidheni ndonjë foto të bukur, me ndonjë dekor luleje dhe stoliseni një pjesë të murit, apo dyerve të ormanit, ose edhe të elementeve të kuzhinës. 
 
Për një fillim të mirë të ditës

Kafenë e parë të mëngjesit pijeni nga filxhanët e rinj me motive lulesh. Do të shihni se, në këtë mënyrë, do të zgjoheni më shpejt dhe më mirë, kafeja do të ketë shije më të mirë dhe më lehtë do të përgatiteni për obligimet ditore. 
 
Perdet me lule janë në modë

Në mënyrë që shtëpia juaj të ‘lahet’ në rreze të diellit, largoni perdet e rënda e të errëta dhe vendosni perde më të lehta. Edhe mobilet mbuloni me mbulesa më të lehta, duke i larguar qebet e dimrit. 
 
Zbukurojeni kuzhinën

Policat e kuzhinës freskojini me kuti të reja për kafe, sheqer dhe mëlmesa, me ç’rast do të kënaqeni më shumë gjatë gatimit. Sa herë që të përdorni këto kuti, ato do t’ua rikujtojnë pranverën, e cila kështu është futur edhe në shtëpinë tuaj. Kjo me siguri se do t’ua ngrisë disponimin. 
 


dekor

Jastëkët ngjyra-ngjyra

Largoni jastëkët e trashë dimëror, si dhe qebet e trasha, të cilat kanë qenë aq të dobishme gjatë dimrit. Në kauçët e sallonit dhe dhomave të tjera qitni qebe të bukura, mbi të cilat mund të qitni jastëkë të ngjyrave të ndryshme. 
 
Lulet

Freskojeni shtëpinë me një vazo të bukur me lule. Tavolina juaj thjeshtë do të shkëlqejë, e ju do ta keni një vend për mbajtjen e luleve të cilat i keni mbledhur gjatë shëtitjes apo që i keni blerë. 
 


dekor

Për momente romantike

Kur doni që të bëni një atmosferë romantike në shtëpi, aleati më i mirë juaji do të jenë qirinjtë dekorativë me motive të luleve. Përcaktohuni për qirinj me nuanca të lehta, pastele. Mund të përdorni edhe ndonjë qiri të vërtetë dhe kështu përshtypja romantike do të jetë e plotë.






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
raiffeisen
living
Cili nga problematikat e mëposhtme
(Do te ishte me e padëshirueshmja për ju)



FILXHANI SOT

I pamposhtur është ai që di të mbrohet kur sulmohet edhe në ...
RECETA E DITES

Patate në tigan me arra
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Ai luajti me ndjenjat e mia


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
1004150035






Reklame
Hako


Reklame
Digitalb
Reklame
Alviero


Reklame
MK_Shorteu