ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
1
 

A është bebja juaj ‘normale’?


Prindërit shpesh mendojnë se bebja e tyre është tepër e vogël, nëse peshon më pak se 3 kg. Por, a është kjo e vërtetë?

23 Pri
Burimi:

Infoalbania

femije

Secila foshnje e sapolindur, e cila menjëherë pas lindjes peshon mbi 2,5 kile, konsiderohet bebe me peshë normale. Ajo nuk ka nevojë për regjim të shtuar të ushqimit, e as rrethana speciale në dhomën ku rri.

Bebet e vogla

Ndonjëherë nënat duan që të nguten, t’i ushqejnë bebet e tyre sa më shumë, në mënyrë që sa më parë të kenë bebe me faqe të trasha, që janë aq të lezetshme. Kështu, ato fillojnë që ta ushqejnë beben e tyre më tepër sesa që duhet, gjë që si pasojë ka vjelljen. Bebet e vogla nuk është e thënë se duhet t’i vërshoni me ushqime. Është e vërtetë se ato pinë më pak qumësht sesa moshatarët e tyre më të mëdhenj, por duhet ta dimë se ato pinë aq sa ju duhet. Shpesh bebet e vogla janë të tilla gjenetikisht – u kanë ngjarë të afërmve. Ato zakonisht zhvillohen normalisht, sikur edhe bebet tjera. Por, bebeve që kanë lindur me një peshë nën 2,5 kg, u nevojitet një kujdes i shtuar i mjekut dhe i prindërve. Këto quhen bebe me peshë të vogël trupore.

Bebet e lindura para kohe

Bebet që lindin para përfundimit të javës së 37-të të shtatzënësisë quhen të lindura para kohe. Problemi kryesor i këtyre bebeve nuk është pesha e vogël, por moszhvillimi i organeve të caktuara në organizëm: të organeve të frymëmarrjes, rregullimit të temperaturës, refleksit të thithjes... Zakonisht bebet e tilla vendosen në inkubatorë, në spital. Ata zakonisht, në vitet e para të jetës, mbeten prapa krahasuar me zhvillimin e moshatarëve të tyre, por pas moshës 2 vjeçare, zakonisht i zënë moshatarët.

Bebet gjigante

Mjekët nuk gëzohen kur të lindin bebet gjigante, me peshë mbi 4 kg, meqë lindja e bebeve të tilla është e komplikuar. Ato bebe shpesh pësojnë lëndime gjatë lindjes, prandaj preferohet që të linden me prerje cezariane. Ajo që është më e rëndësishmja, është se bebet gjigante linden nga nënat që vuajnë nga ndonjë sëmundje, psh diabeti. Por, në disa raste, kur babai dhe nëna janë edhe vetë të mëdhenj, bebet gjigante mund të konsiderohen ‘normale’.




hygeia655x90




Dermatologji
Stërvituni për një lëkurën të re
Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qën
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1
BEBE PRINDER
 2.494 1004230037





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
dina
Para 24 muajsh  
  
shuum te mira bebetttt a likee
     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan